Lajme Zone
Berisha: Rama mashtron për incidentin e 30 viteve më parë, nuk ishte vetëm në dhomë
PolitikëPolitiko

Berisha: Rama mashtron për incidentin e 30 viteve më parë, nuk ishte vetëm në dhomë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me incidentin e ndodhur rreth 30 vite më parë, kur Rama u dhunua fizikisht. Berisha deklaroi se autori i ngjarjes ishte arrestuar, por sipas tij, Rama nuk e ndoqi procesin gjyqësor, edhe pse në atë kohë kishte mundësinë ta bënte. “Agresori u arrestua, por ishte Edi Ra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me incidentin e ndodhur rreth 30 vite më parë, kur Rama u dhunua fizikisht. Berisha deklaroi se autori i ngjarjes ishte arrestuar, por sipas tij, Rama nuk e ndoqi procesin gjyqësor, edhe pse në atë kohë kishte mundësinë ta bënte.

“Agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di,” tha Berisha.

Ai pretendoi gjithashtu se Rama nuk ndodhej i vetëm në dhomën ku ndodhi incidenti, duke shtuar se aty ishte edhe një person tjetër, për të cilin tha se ka emër dhe mbiemër, por nuk pranoi ta bëjë publik.

“Me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai ishte me një burrë tjetër. Nuk ishte vetëm në dhomë. Po të dojë, ia them edhe emrin se me kë ishte,” u shpreh kreu i PD-së.

Berisha tha se pas ngjarjes pati zëra që e cilësuan atë si “krim pasioni”, por theksoi se ai vetë e kishte dënuar aktin me forcën më të madhe dhe nuk po pohon se ky ishte motivi i sulmit.

“Unë nuk them se ishte krim pasioni apo nuk ishte. Them se këtë e kanë thënë të tjerët,” deklaroi ai.

Pjese nga deklarata

I zhytur në mjete luksoze, duke shmangur konferencën e shtypit, se nuk ia mban të dalë para gazetarëve, filloi të viktimizojë veten për një incident, për të cilin bëj këto sqarime.Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, megjithëse kishte qeverinë e vet, nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor.U pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di.Së dyti, me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai, aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa i nxjerrë të gjitha.Dhe ai ka emër dhe mbiemër. Se pse ishin, atë nuk e di, jo, nuk e them.Por e vërteta është me dëshmitarë se ai nuk ishte vetëm në dhomë. Jo, nuk ishte vetëm.Po të dojë, ia them edhe emrin se me kë ishte, megjithëse përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë.Ndaj dhe, nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni këtë akt, që unë e dënova me forcën më të madhe.E kam dënuar me forcën më të madhe.Është arrestuar autori.Por se çfarë pazaresh bëri ai apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë nuk e di.Dhe tani merr, pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua.Tregoje të vërtetën siç është, megjithëse e kam treguar pjesërisht, por këto që thashë, këto janë 100 përqind të vërteta.Nuk them se ishte krim pasion apo nuk ishte krim pasioni, unë them se çfarë thonë të tjerët.Por them se Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor, ndonëse de facto ata ishin në pushtet.Kjo është historia e tij, që përpiqet të mashtrojë, të bëjë viktimën, të nxisë, të ngjallë dhembshuri, empati, etj, etj, për gjëra të cilat janë jashtëzakonisht të paqarta. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm