Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi aktet e dhunës në protestën studentore të së martës.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se situata e sotme ishte ajo e një terrori të paparë.
Kryedemokrati hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se zgjodhi dhunën e egër si reagim për këtë protestë, si shenjë e tmerrit ndaj urrejtjes së pakufijshme të qytetarëve. “Një të ri e plasën pa ndjenja në makinën e tyre. Të tjerëve u kanë hedhur në ballkon bombolat e gazit. Gaetarëve u kanë carë kokën. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë. Protesta studentore e thirrur nga studentët dhe sindikata e universiteteve mori mbështetje edhe nga qyetarët. Edi Rama i tmerruar zgjodhi dhunën e egër ndaj studentëve. Shprehu urrejtjen e pakufijshme ndaj tyre. Janë me dhjetëra të shtruar në spital. PD ka ndjekur me shqetësim të madh gjendjen e të plagosurve. Dhuna e egër dhe të tjera janë fytyra e vërtetë e Ramës dhe Demos. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë qytetarët, anëtarët e PD-së, të mbështesin protestën për largimin e Ramës në të njëjtën orë”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

