Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur socialistët që kanë djegur teserat e Partisë Socialiste, pas publikimit të propozimit për hartën e re territoriale. Në një bashkëbisedime me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se këta qytetarë kanë zgjedhur të reagojnë kundër vendimeve të qeverisë dhe sipas tij po distancohen nga një parti që ai e akuzoi për keqqeverisje dhe lidhje me krimin.
Sipas tij, reagimet e disa socialistëve tregojnë pakënaqësi ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe propozimeve të fundit për riorganizimin territorial.
Berisha: Partia që drejton Edi Rama është themeluar mbi krimin nga serbët në vitin 1941. Ajo kreu krime monstruoze me shndërrimin e Luftës Çlirimtare në një luftë civile në shumë zonë të vendit dhe e bëri këtë vetëm e vetëm për pushtetin e saj. Për të mbajtur pushtetin ajo kreu gjenocid në 46 vite diktaturë ndaj shqiptarëve.
Të njëjtën gjë bën Edi Rama sot, narkodiktatori, por natyrisht jo në një diktaturë totalitare, se atë nuk e vendos dot, por në një diktaturë autoritare, në të cilën bazohet në vjedhjen e tmerrshme të shqiptarëve. Bazohet në tonelatat e miliardave të eurove nga droga. Bazohet në korrupsionin dhe organizatat kriminale.
Por dua të them se udhëheqja e PS, ish-Parti Pune, ish-parti komuniste, qëndron në pushtet vetëm e bazuar në krimin, ndaj dhe meriton plotësisht të quhet parti krimi. Përshëndes përzemërsisht të gjithë ata socialistë që këto ditë vape kanë zgjedhur protestën dhe po djegin dokumentin e partisë së krimit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm
