Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

“Berisha, përfaqësues i interesave ruse në Shqipëri”, Meçe: Qori u materializua tek Antifa, lideri blu i ruhet shpagimit nga jashtë!


Analisti Arben Meçe ka komentuar protestat e dhunshme duke thënë se tani nis faza e katërt, ajo e dështimit.

Analisti Arben Meçe ka komentuar protestat e dhunshme duke thënë se tani nis faza e katërt, ajo e dështimit.

Meçe e ka cilësuar termin “revolucion” si një shprehje të neokomunistëve, duke iu referuar edhe këngës “Bella Ciao”, e cila, sipas tij, buçiste në shesh gjatë protestës së Flamingove.

Analisti tha se përfaqësues i interesave rusë në Shqipëri është Berisha, ndërsa Qori u materializua te Antifa. “ Më parë kam thënë katër fazat e protestës. Protesta ditën e shtunë arriti kulmin e saj me sulmin e armatosur. Shteti shqiptar i doli përballë dhe i tha stop. Ky dështim nis në fazën e katërt, që është sulmi i shtetit. Revolucion është shprehje e neokomunistëve dhe himni i neokomunistëve, “Bella Ciao”, buçiste në sheshin e flamingove. Deri dje, Berisha thoshte revolucion i bërë nga populli, në një lëvizje kundër shtetit. Qori vinte nga korridore majtiste, Flamingo, dhe që u materializua te Antifa. Antifa ishte formë e diversionit kibernetik rus, është skemë tipike e luftës kibernetike. Perëndimi u shqetësua dhe e ktheu në çështje. Përfaqësues i interesave rusë në Shqipëri është Berisha. Padroni i tyre i vuri në lëvizje, ky dështim i Antifas. Do të ketë ndëshkim edhe nga strukturat e BE-së. Tashmë bashkimi i tyre në një veprim që solli dëme në ekonominë shqiptare do të ketë shpagim. Ky i ruhet shpagimit nga jashtë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet