Lajme Zone
Berisha për fondet ndaj pensionistëve: Nuk ka përqeshje më të madhe
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha për fondet ndaj pensionistëve: Nuk ka përqeshje më të madhe

Berisha: "Në një buxhet prej 10 miliardë eurosh, pe...

Sali Berisha Berisha: "Në një buxhet prej 10 miliardë eurosh, pensionistëve u është lënë vetëm një për qind e PBB-së (GDP-së), u janë lënë gjithsej 300–350 milionë euro. Nuk ka përqeshje më të madhe për ta. Janë 760 mijë qytetarë dhe kjo kërkon minimumi dyfishimin e kësaj shifre: nga 300–350 milionë duhet të shkojë në 700 milionë euro, dhe kjo vetëm si hap i parë. Ku do të gjenden? Tek hajdutët. Janë lënë 930 milionë euro para xhepi, udhëtimesh dhe shpenzime të administratës — shpenzime operative, fjetje në hotele me 5 yje, krim i shëmtuar.

Këtu janë futur edhe paratë e check-up-it e të koncesioneve, të cilat shkojnë, siç dihet masivisht, në llogaritë bankare të Edi Ramës dhe hajdutëve të tij. Përgjysmimi i menjëhershëm i të gjitha shpenzimeve operative është absolutisht pa asnjë pasojë në funksionimin e administratës; përkundrazi, sjell krijimin e një mjedisi më transparent dhe më pak korruptiv." Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.