Lajme Zone
Berisha paralajmëron përmbysjen e Territoriales: Do të jetë një nga aktet e para të PD-së në pushtet
PolitikëPolitiko

Berisha paralajmëron përmbysjen e Territoriales: Do të jetë një nga aktet e para të PD-së në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se demokratët do të përmbysin Reformën Territoriale nëse vijnë në pushtet, duke e renditur këtë ndër vendimet e para të qeverisjes së tyre. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Fier, Berisha deklaroi se synon të rikthejë qeverisjen vendore në zonat që plotësojnë kriteret minimale, ndërsa e cilësoi reformën aktuale si pjesë të politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se demokratët do të përmbysin Reformën Territoriale nëse vijnë në pushtet, duke e renditur këtë ndër vendimet e para të qeverisjes së tyre. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Fier, Berisha deklaroi se synon të rikthejë qeverisjen vendore në zonat që plotësojnë kriteret minimale, ndërsa e cilësoi reformën aktuale si pjesë të politikës së shpopullimit të vendit.

“Absolutisht. Do të jetë një nga aktet më të para. Ne do rikthejmë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe të gjitha komunitetet që plotësojnë kriteret më minimale. Pa asnjë dyshim”, u shpreh kreu i PD-së.

Ai shtoi se rikthimi i njësive vendore do të jetë një prej shtyllave të politikave që, sipas tij, do të synojnë ripopullimin e Shqipërisë.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të ripopulluar këtë vend. Kjo që bën kjo qeveri është politikë e shpopullimit”, deklaroi Berisha.

I pyetur për reagimin e deputetit socialist Erion Braçe lidhur me reformën, Berisha nuk kurseu kritikat, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij pas votimit në Kuvend.

“Se njeriu nuk e dorëzon veten nëse vërtet mendon se është e keqe, nuk pajtohet kurrë me këtë”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi gjithashtu deputetët e mazhorancës se kishin zhvilluar pazare gjatë gjithë ditës përpara se të votonin pro reformës me 85 vota.

“Ata dje treguan veten pa karakter. Kanë bërë pazare gjithë ditën me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që do të mbetet historia më e turpshme në historinë e parlamentit”, deklaroi kreu i demokratëve.

I pyetur nëse PD-ja mund të vijë në pushtet me të si kryeministër, ai deklaroi se partia do të synojë marrjen e pushtetit përmes procesit të ripërtëritjes.

“PD-ja me ripërtëritjen që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë, do vijë në pushtet të ripërtërijë Shqipërinë. PD-ja ka një vullnet të hekurt për të ripërtërirë Shqipërinë”, përfi Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm