Lajme Zone
Berisha paralajmëron betejë ligjore për Reformën Territoriale: Nuk përjashtojmë asnjë mundësi
PolitikëPolitiko

Berisha paralajmëron betejë ligjore për Reformën Territoriale: Nuk përjashtojmë asnjë mundësi

Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se partia do të përdorë çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve të prekura nga ndryshimet, teksa upyet nga gazetarët në një konferencë për mediat. " Nuk përjashtojmë asnjë nga mundësitë l

Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se partia do të përdorë çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve të prekura nga ndryshimet, teksa upyet nga gazetarët në një konferencë për mediat. " Nuk përjashtojmë asnjë nga mundësitë ligjore. Ne bëmë avokatinë e qytetarëve të këtyre 15 bashkive në një debat ndër më të gjatët dhe më intensivët në historinë e parlamentit, 14 orë.Paraqitëm çdo argument dhe asnjë interes partiak, të gjitha në interes të qytetarëve, por u shumëzuan me zero për interesa elektorale të Padrinos dhe partisë së tij.Kështu që, ne çdo hapësirë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve, do e shfrytëzojmë", u shpreh Berisha. Shkrirja e 15 bashkive, Berisha: Deputetët e partisë së krimit shkelmuan interesat e zgjedhësve 9 Tetor, 12:20 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm