Gazetari Andon Kello ka komentuar zhvillimet e protestave të fundit, duke u shprehur se PD dhe Sali Berisha kanë synuar të marrin rolin drejtues të tyre.
Sipas Kellos, protesta e djeshme u karakterizua nga një pjesëmarrje e konsiderueshme, ndërsa vlerësoi se thirrjet për protestë dhe dhunë lidhen me rolin e Berishës.
Sipas tij, PD-ja është rikthyer në skenën politike përmes protestave, pasi më parë, siç u shpreh ai, kishte vështirësi në organizimin e foltoret, ndërsa tashmë ka arritur të marrë sheshin. “ PD-ja dhe Berisha e kanë dashur rolin e flamurtarit. Berisha duket se është faktori më i rëndësishëm për të përçarë dhe për të marrë në duar një protestë. Dje kishte një pjesëmarrje të konsiderueshme. Thirrjet e protestës dhe pjesëmarrjen për dhunë i lëviz Berisha, ka mbetur vetë në krye, por ka edhe një distancim. Sot, kur PD-ja tërhiqet, mbeten disa protestues që nuk dhunojnë. Sot nuk ka ndonjë incident, përveç djegies së shilteve. Në rast se vijon kështu, do të ketë një rënie derisa PD-ja të dominojë plotësisht. Është rikthyer në skenë PD-ja, nuk realizonte dot një foltore, ndërsa tani ka marrë sheshin.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetNewsroom

