Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, eshtë shprehur se sot pensionistët në Shqipëri janë në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe kanë vështirësi të blejnë edhe ilaçet. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Foltoren e zhvilluar me militantët në Elbasan, ku tha se ‘regjimi që qeveris këtë vend’ bazohet në vjedhjen e shqiptarëve dhe krimin e organizuar. LEXO edhe...Fjala e PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' “Jemi në momentet e shpërbërjes së turpshme të një regjimi i cili qeveris këtë vend i bazuar çdo orë, çdo ditë në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, në krimin e organizuar, për zënien e tyre nga Elbasani dhe Shqipëria. Sot pensionisti nuk bëhet fjalë të marrë dot ilaçet të cilat i duhen për sëmundjet më të zakonshme të moshës së tij”, tha mes të tjerash Berisha. Një paralajmërim Berisha e kishte edhe për organizatat kriminale, për të cilat nëse PD vjen në pushtet, nuk do të kenë më vend mbi tokë përveç burgut. “Ne duhet t’i paraqesim shqiptarëve vizionin më të mirë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. U deklaroj këtu nga kjo sallë, organizatave kriminale të Elbasanit, të Durrësit, të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, se vend mbi tokë nuk do të keni përveç burgut. Jo”, paralajmëroi Berisha. Berisha nuk mund të mos prekte çështjen e hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, për të cilën tha se është në të njëjtën dosje me kryeministrin Edi Rama. “Imagjinoni ju sot shefja, kryetarja e shërbimit informativ kombëtar, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtori i policisë, i laboratorit të policisë, e të tjerë të gjithë në një dosje me Edi Ramën”, shtoi Berisha. Në përfundim ish-kryeministri tha se të gjithë zyrtarët shtetërorë që akuzohen për korrupsion, kanë vjedhur miliona euro dhe të gjitha aktet i kanë kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Këta njerëz vërtet kanë vjedhur dhjetëra qindra milionë, por absolutisht që të gjitha aktet e tyre i kanë kryer me urdhër të Edi Ramës. Ndaj dhe gjërat kanë dalë”, përfi Berisha. R.Xh/ReportTv.al edi rama sali berisha Elbasan organizata kriminale pensionistet Komento Komente Mara emigrante ne Itali: 25/09/2026 19:33 I pari qe duhet te shkoje ne burg je ti dhe familja jote me shelzenin si trafikat armesh dhe droge .O sali krimineli je felliqesira , kanceri I Shwiperise . Përgjigju Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4048 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
