Sali Berisha Kreu i PD-së Sali Berisha do të mbërrijë në SPAK sot më 12 nëntor, pasi do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.
Çështja ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi pretendohet se në të nuk është deklaruar një denim që gjyqtarja ka marrë në Greqi.
Pas kallëzimit të kryedemokrati dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, Prokuroria ka vijuar veprimet hetimore ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e SPAK për mbylljen e hetimeve.
Gjykata vendosi që dosja të rikthehet për plotësimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale. Gjoka është gjyqtarja e GJKKO-së që ka shqyrtuar dhe firmosur vendime për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

