Sali Berisha thotë se është kthyer i motivuar nga vizita e tij në SHBA, të cilës për të disatën herë iu rikthye këtë të shtunë gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. “Dhe unë, mbetem më i motivuar se kurrë, që Edi Rama të lëshojë duart me pushtetin dhe të shkojë aty ku e meriton”, tha Berisha. LEXO edhe...Rama niset drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, më 25 shtator mban fjalim! Takim edhe me komunitetin shqiptar Jo dënim amerikan, njëjtë siç i ndodhi kreut të PD-së, por Berisha thotë se për Ramën uron dënim penal para drejtësisë shqiptare. “Nuk loboj unë për ndalimin e vizës së tij, por do bëj gjithçka që të përballet me drejtësinë, nga e cila ai, për veprat e tij penale, dënohet pafundësisht”, tha Berisha. Gjë për të cilën sërish shfaqet skeptik, pasi sipas Berishës, SPAK është kthyer në vegël në dorë të Ramës. “Është Rama ai që kontrollon SPAK-un. Merr dosjen e Arubës. Çfarë është dosja e Arubës? Është takim kriminal trepalësh i trafikantëve të mëdhenj të drogës, ndërtuesve të mëdhenj shqiptarë dhe qeveritarëve shqiptarë. Urdhër-arrestet janë lëshuar për ndërtuesit, janë lëshuar për trafikantët, dhe asnjë fjalë për qeveritarët që ishin organizatorë të mbledhjes. Atëherë, çfarë tregon kjo? Kjo tregon kontroll absolut, dhe kjo e bën SPAK-un ortak me narkoshtetin”, tha Berisha. Krue i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe lëvizjet e reja në qeveri, me akuza për ministrat e emëruar rishtaz dhe elozhe për të larguarit. "Në fjalën time në parlament ju drejtova këtij Lamallarit, thashë se ky është Hiçollari. Ai u tërbua, në fakt ishte Hiçollari, po në një kuptim që atij s’i shkonte mendja. Në kuptimin e asaj që s’kishte asnjë peshë. E vuri figurant, se aty peshë ka vetëm po të jesh i lidhur me krimin. Të themi të vërtetën, ky nuk është se ishte një tip pozitiv të themi, jo s’ishte fare, por lidhje me krimin nuk di të kishte. Dhe siç u vu, iku hiçollar. Erdhi Demo, i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Prandaj erdhi aty", vijoi Berisha. SI.E./ReportTv.al edi rama SHBA sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 4298 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

