Lajme Zone
Berisha: Në SHBA denoncuam aferat e Ramës! Nuk loboj për t’ia ndaluar vizën në Amerikë, por jam i motivuar ta largoj
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha: Në SHBA denoncuam aferat e Ramës! Nuk loboj për t’ia ndaluar vizën në Amerikë, por jam i motivuar ta largoj

Ndërsa Sali Berisha iu rikthye për të disatën herë vizitës që vetë ai pati në Shtetet e Bashkuara, ku tha se ka denoncuar aferat e kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD tha se është i motivuar për të bërë gjithçka për ta vënë para përgjegjësisë penale Ramën, por SPAK sipas tij është vegël në duart e kryeministrit.

Sali Berisha thotë se është kthyer i motivuar nga vizita e tij në SHBA, të cilës për të disatën herë iu rikthye këtë të shtunë gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët. “Dhe unë, mbetem më i motivuar se kurrë, që Edi Rama të lëshojë duart me pushtetin dhe të shkojë aty ku e meriton”, tha Berisha. Jo dënim amerikan, njëjtë siç i ndodhi kreut të PD-së, por Berisha thotë se për Ramën uron dënim penal para drejtësisë shqiptare. LEXO EDHE:Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind (VIDEO) “Nuk loboj unë për ndalimin e vizës së tij, por do bëj gjithçka që të përballet me drejtësinë, nga e cila ai, për veprat e tij penale, dënohet pafundësisht”, tha Berisha. Gjë për të cilën sërish shfaqet skeptik, pasi sipas Berishës, SPAK është kthyer në vegël në dorë të Ramës. “Është Rama ai që kontrollon SPAK-un. Merr dosjen e Arubës. Çfarë është dosja e Arubës? Është takim kriminal trepalësh i trafikantëve të mëdhenj të drogës, ndërtuesve të mëdhenj shqiptarë dhe qeveritarëve shqiptarë. Urdhër-arrestet janë lëshuar për ndërtuesit, janë lëshuar për trafikantët, dhe asnjë fjalë për qeveritarët që ishin organizatorë të mbledhjes. Atëherë, çfarë tregon kjo? Kjo tregon kontroll absolut, dhe kjo e bën SPAK-un ortak me narkoshtetin”, tha Berisha. Krue i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe lëvizjet e reja në qeveri, me akuza për ministrat e emëruar rishtaz dhe elozhe për të larguarit. "Në fjalën time në parlament ju drejtova këtij Lamallarit, thashë se ky është Hiçollari. Ai u tërbua, në fakt ishte Hiçollari, po në një kuptim që atij s’i shkonte mendja. Në kuptimin e asaj që s’kishte asnjë peshë. E vuri figurant, se aty peshë ka vetëm po të jesh i lidhur me krimin. Të themi të vërtetën, ky nuk është se ishte një tip pozitiv të themi, jo s’ishte fare, por lidhje me krimin nuk di të kishte. Dhe siç u vu, iku hiçollar. Erdhi Demo, i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Prandaj erdhi aty", vijoi Berisha. Berisha foli edhe për ish-krerët e UÇK-së, dënimin e të cilëve e quan të padrejtë por thekson se Gjykata Speciale duhej të ngrihej si detyrim ndërkombëtar. Rruga e vetme që katërshja e UÇK-së, duhet të ndjekë sipas tij, mbetet apelimi. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:26 Berisha: PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen! Kandidatët për bashki? Me primare me seleksion I vetëdijshëm se PD nuk ka arritur të ripërtërihet, pavarësisht se zgjedhjet kanë përfunduar në çdo strukturë të saj, kreu i PD Sali Berisha thotë se procesi i ripërtëritjes duhet të vazhdojë.“Dhe këtu nuk është fjala e ripërtëritjes vetëm të drejtuesve, por ripërtëritja është një koncept shumë i gjerë. Në radhë të parë funksionimin e saj, modernizimin, dixhitalizimin e saj, vizionin e saj për t'u dhënë përgjigje më të sigurt, më të shpejtë të gjithë këtyre problematikave të mëdha, sepse Edi Rama është e shkuara, për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Ndaj dhe ne duhet të punojmë fort për të fituar besimin masiv të shqiptarëve në betejën e ardhshme me të”, tha Berisha.Më tej, ai pranoi se PD është vonë edhe me nxjerrjen e kandidatëve për kryetar bashkie, me zgjedhjet e 2027 në prag. Teksa u pyet nga qytetarët se kur do t’i ketë gati kandidatët, Berisha tha se “ne po punojmë në atë drejtim, por duhet të shpejtojmë.”Nxjerrja e kandidatëve sipas tij, këtë herë duhet të bëhet po për mes primareve, por duke ndryshuar formulën e tyre e duke e bërë me selektim.“Primareve tona iu mungon seleksioni. Në Europë primaret i ka aplikuar për herë të parë Partia Konservatore britanike. Por Partia Konservatore britanike, praktikat e të cilës ne i kemi studiuar, ka një komision seleksionimi shumë të fortë. Dhe te ne tani këtu, për momentin ka ide pa primare, ka ide për primare me seleksion, dhe unë jam më shumë me këtë të dytën.”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 15:20 Dënimi i liderëve të UÇK, Berisha: Gjykata Speciale nuk mund të mos ngrihej, por dënimi i rëndë! Në apel, ekip mbrojtje i fuqishëm Duke u ndalur te dënimi i 4 liderëve të UÇK-së, ndonëse akuzon Ramën se ‘bekoi’ ngritjen e Gjykatës Speciale, vetë Berisha e pranon se ajo gjykatë nuk mund të mos ngrihej, por quan të rëndë verdiktin e dhënë ndaj udhëheqësve të luftës për lirinë e Kosovës.“Ish-udhëheqja politike e UÇK dhe Kosovës mori nga Gjykata e Dhomave të Specializuara verdikte ndër më të rëndat. Jashtë emocioneve, ngritja e Gjykatës së Kosovës, çdo shqiptar në Kosovë duhet ta dijë se ngritja e saj në Hagë është bërë për shkak të një detyrimi.Në qoftë se Serbia e ngriti në Beograd, Kroacia në Zagreb, kjo gjykatë e Kosovës u ngrit në Hagë për një motiv, për shkak të vrasjes së dëshmitarëve. Kjo është e vërteta. Dhe gjykata nuk mund të mos ngrihej.Gjykata u ngrit edhe për një arsye të dytë, në mënyrë që tribunali për ish-Jugosllavinë të mos aplikohej më tutje në rastin e Kosovës.Pra, nuk është një akt i paprecedent, secili nga vendet... por problemi është se Kosova ishte e pushtuar, Kosova ishte viktimë e një agresioni barbar, e një pushtimi barbar. Nuk mund të akuzosh tjetrin se ka ngritur institucionin e zbulimit. Të akuzosh se ka marrë në pyetje. Po cila ushtri në luftë, cila lëvizje guerile në luftë nuk merr në pyetje? Pra, shumë elementë që dëgjuam nga vendimi i shkurtuar, vendimin e gjatë nuk e kam parë, ishin larg në vlerësimin tonë justifikimit të atyre dënimeve që dëgjuam”, thotë ai.Berisha thotë se tani, rruga e vetme është ngritja e një ekipi të fuqishëm mbrojtjeje në apel.“Ky problem ka apelimin si rrugë të vetme. Të gjitha përpjekjet e tjera, i garantoj qytetarët veçse sa ndërlikojnë tashmë jo vetëm ish-udhëheqësit politikë të Kosovës, por edhe vetë Kosovën. Ndaj dhe ajo që unë mendoj është e domosdoshme, një ekip mbrojtje sa më kompetent dhe i fuqishëm, ndonëse unë nuk kam asnjë fakt aktual të them se mbrojtja aktuale nuk ishte e fuqishme, por pasi të shqyrtohet vendimi përfundimtar i plotë, unë mendoj se apeli që duhet të ndiqet pa humbur kohë pasi vetë gjykata ka përcaktuar afate.”, thotë Berisha duke shtuar se asgjë nuk mund ta nxijë e damkosë luftën e UÇK-së”, tha Berisha. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: PD sali berisha SHBA edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Turi: 19/09/2026 16:15 I pa fytyre ,e harrove cfare sulmesh deningruse ke bere kunder Thacit!? Përgjigju Jari N: 19/09/2026 15:42 O Sali Non Grada, o i 12 në përrua o të hëngërt Mortja ishalla, se u bëre lëkurë o farë e keqe, Sërb i ndyrë. Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 19/09/2026 16:57 Nje kriminel dhe i damkosur nuk e rezon dot Ramen .Rama eshte kryeministri qe I ka munguar Shqiperise .o kriminel ke takove ti ne Amerike se Rama do takoj udheheqesit e Amerikes , Ti as nuk i afrohesh Rames o shpifetire , zoti te ka prere bileten , kujtohu se po te afron .Jeni duke plasur nga inati per respektin qe kane udheheqesit e bote per Ramen , plaçi ishalla Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4394 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?