Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook” nga Konventa e Partisë Republikane. Berisha ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar një sërë takimesh teksa bashkëngjitur me pamjet ka shkruar se ka ndjekur fjalën e presidentit amerikan, Donald Trump. “Në ‘Lozhën e Lirisë’ duke ndjekur fjalën e Presidentit Donald Trump (@realdonaldtrump) në Konventën e Partisë Republikane”, shkruan Berisha.

