Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani". Pas daljes nga SPAK, Berisha lëshoi akuza të forta ndaj institucionit, duke thënë se ishte pushtuar nga paratë e drogës. Sali Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha narko-eurosh.Kishte një dyndje me thasë saqë mezi kalova korridorin.Arka dhe thasë, thasë dhe arka plot e përplot me narko-euro.Me një fjalë, institucioni ishte tërësisht i pushtuar nga paratë e drogës.Prandaj dhe prej të paktën një viti mbahen sekret emrat e dy apo tre zyrtarëve të nivelit më të lartë që udhëtuan bashkë me biznesmenët me një çarter të veçantë nga Tirana në Aruba.Aty, çuditërisht gjeta edhe gjykatës kushtetues. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

