Lajme Zone
Berisha, mesazh Ramës për protestën: Zgjidh mes fatit si të Çausheskut ose Ramiz Alisë
PolitikëCNA

Berisha, mesazh Ramës për protestën: Zgjidh mes fatit si të Çausheskut ose Ramiz Alisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama ka mundësinë të zgjedhjë mes fatit të ish-diktatorit rumun Nikolai Çaushesku ose ish-presidentit Ramiz Alia, ndërsa i kujtoi kërkesën për dorëheqje. “Paralajmëron Edi Ramën se asnjë akt i tij dhe i policisë së tij nuk do të mund të cenojnë mbështetjen e plotë të PD-së dhe anëtarëve e mbështetësve të saj në gjithë Shqipërinë për protestën kombëtar. I sugjeron se midis fatit të Causheskut dhe Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka. Të japë dorëheqje”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.