Lajme Zone
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës politike të qendrës së djathtë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit. Asambleja ka mbledhur në Bruksel liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Europa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia për të disk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës politike të qendrës së djathtë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit.

Asambleja ka mbledhur në Bruksel liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Europa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia për të diskutuar zhvillimet politike globale, sfidat ndaj demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Punimet u hapën nga Presidenti i IDC-CDI, ish-Presidenti i Kolumbisë Andrés Pastrana, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e paraqiti eurodeputeti Antonio López-Istúriz.

Axhenda e Asamblesë përfshin fjalime të personaliteteve politike, diskutime në sesionin plenar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe drejtues të partive anëtare, si edhe miratimin e rezolutave mbi çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.