Lajme Zone
Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
PolitikëCNA

Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Shehajn për akuzat që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka bërë në lidhje me shitjen prej 15 milionë euro të një vile 251 m2.

Sipas Berishës është një akt i turpshëm duke theksuar se Tano Caridi është lule para Ballës dhe kryeministrit Edi Rama. “Tano Caridi është lule, Besnik, me çfarë është Edi Rama dhe Taulant Balla.

Ai ishte një akt i shëmtuar, i turpshëm.

T'i shkosh tjetrit te dera e shtëpisë pa një autorizim, ti shkel rëndë ligje dhe Kushtetutë.

Në qoftë se shteti ka probleme me secilin politikan, shteti ka ligjet se si procedohet ndaj tyre dhe vendos gjykata për një akt të tillë.

Kurse shkuarja e tij tregon totalisht se këtu është një shtet i kapur, një parti-shtet, një mafie e vërtetë. Çdo njeri duhet të hetohet në përputhje me procedurën ligjore.

Tano Caridi kishte krime, po mos kujto se i ka Taulant Balla më të pakta krimet se Tano Caridi.

Tano Caridi krimet i kishte në film, Taulant Balla i ka live, i ka reale, nga vrasjet tek krimet madhore elektorale, tek droga e të tjerë e të tjerë me radhë.

Nuk ka krim me të cilin nuk është i mbrojtur ai”, u shpreh Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.