Lajme Zone
Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se, në kuadër ...

Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se, në kuadër të votës, me kreun e qeverisë, Edi Rama nuk do të ketë.

Në mbledhjen e grupit parlamnetar të PD-së, ai u shpreh se, transparenca financiare, ndarja e shtetit nga partia dhe kalimi i njhë liste të hapur kombëtare do t’u jepte garanci zgjedhjeve të lira që do të mbahen me 9 maj 2027.

Gjithashtu, Berisha nuk i kurseu komentet ndaj kryeministrit duke e cilësuar atë si, ‘armik i egër i votës së lirë’. "Unë mendoj se me një seri masash, të ndarjes së partisë nga shteti, të transparencës së financave të partive, të kalimit në një listë kombëtare të hapur dhe me preferenca që do vendosim bashkërisht me spektrin opozitar dhe pastaj do e paraqesim tek të tjerët, është kjo rruga e një kuadri të ri ligjor, i cili u jep përgjigje një sërë problemesh të krijuara në zgjedhjet gjer tani. Natyrisht, e them dhe e kam thënë dhe e them 100 herë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ndaj dhe cilido që do të mbrojë votën e lirë të shqiptarëve le të bashkohemi ta arkivojmë atë në koshin e plehrave ku e ka vendin, si armik i egër i votës së lirë dhe qytetarët shqiptarë të votojnë për ata kandidatë, për partinë që besojnë më shumë.", u shpreh Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.