Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha mbështet sërish protestat e dhunshme në Tiranë: Mirënjohje për të rinjtë që vërshuan nga të katër anët e vendit me thirrjen e PD (VIDEO)


Sali Berisha doli pas protestës duke akuzuar se në fakt ishte policia që e ktheu protestën e sotme në një natë terrori. Ai i kërkoi prokurorisë të hetojë aktet e policisë dhe përdorimin e plumbave të gomës në mes të turmës jashtë standarteve të përcaktuara. "Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë. Gjatë ditës dhe sonte narkobanditë me uniformë të ‘Sh

Sali Berisha doli pas protestës duke akuzuar se në fakt ishte policia që e ktheu protestën e sotme në një natë terrori. Ai i kërkoi prokurorisë të hetojë aktet e policisë dhe përdorimin e plumbave të gomës në mes të turmës jashtë standarteve të përcaktuara. "Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë. Gjatë ditës dhe sonte narkobanditë me uniformë të ‘Shqiponjave’ dhe ‘RENEA-s’ kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve paqësorë. Kanë qëlluar me mjete zjarri në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve që përdorin. LEXO edhe...Spahiu: Berisha do e rrëmbejë protestën, ashtu siç bëri me lëvizjen studentore në '90 I bëj thirrje prokurorit, të vërë para ligjit këta punonjës që sillen si kafshë ndaj studentëve dhe qytetarëve. Të sekuestrojë menjëherë planin e përhapjes të Forcave të Rendit. Të identifikojë vrasësit me pagesë 2500 euro që u marrin nishan në syrin apo në ballin apo në gjoksin e protestuesve paqësorë", tha Berisha. Kreu i PD shprehu mirënjohje për të gjithë atyre protestuesve që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike, tha Berisha. "Unë kam një mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve dhe guximit, trimërisë së tyre. Dua të falënderoj përzemërsisht ata mijëra qytetarë të Tiranës, që sot u shkrinë në një, me vajzat dhe djemtë e tyre dhe të shqiptarëve. Që po luftojnë çdo ditë, për secilin prej nesh, po luftojnë çdo ditë, për dinjitetin e këtij vendi dhe këtij kombi. Mbështetja e qytetarëve ndaj studentëve, është e një rëndësie vendimtare, për suksesin e kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë. Ndaj dhe falënderoj me shumë mirënjohje ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra, gra, që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike", tha Berisha. Xh.K/E.H/ReportTv.al sali berisha PD protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14068 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?