Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha e mban peng opozitën shqiptare.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha nuk ka kandidat për zgjedhjet vendore, pasi e di mjaft mirë se do humbë.
Sipas Mahmutajt, Berisha po e trajton PD si pantallonat e tij, që i tërheq zvarrë. “Meqë Sali Berisha e ka uzurpuar opozitën, e mban peng, edhe opozita me pantallonat e tij që i tërheq zvarrë për shkak të moshës, kuptohet që opozitën e trajton si ato pantallonat e tij. PD nuk po e tregon kandidatin e saj në zgjedhjet e ardhshme. Berisha nuk ka kandidat, sepse e di që e ka të humbur cilindo kandidat që do vendosë aty. Thjesht Berisha po bën pazar, kush i ofron më shumë për t;u bërë kandidat. Berisha e vret mendjen vetëm që të mbushë sa më shumë xhepin e tij. Berisha mendon se është akoma i fortë, i zoti, sepse sipas tij, sa të jetë gjallë, PD do jetë e Berishës. Berisha është i tillë dhe e mendon të tillë PD. Berisha nuk ka asnjë kandidat për momentin. Askush nuk i ofrohet apo vetofrohet Berishës si kandidat”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet fatos mahmutaj
