Lajme Zone
Berisha jep detaje nga vizita në SHBA: Do shkoj në konferencën e Partisë Republikane
PolitikëPolitiko

Berisha jep detaje nga vizita në SHBA: Do shkoj në konferencën e Partisë Republikane

Disa ditë pasi njoftoi se do të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha, ka dhënë detaje nga vizita që pritet të bëjë së shpejti. Berisha deklaroi se do të shkojë me ftesë të një Instituti Republikan, ku do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane në New York. Berisha: Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shk

Disa ditë pasi njoftoi se do të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD Sali Berisha, ka dhënë detaje nga vizita që pritet të bëjë së shpejti.

Berisha deklaroi se do të shkojë me ftesë të një Instituti Republikan, ku do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane në New York.

Berisha: Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm