Lajme Zone
Berisha heq dorë nga protestat, komenton asamblenë e PS: Fuqizimi i Demos në Tiranë, provokon konflikt! Paradoksi i kreut të PD, në front kundër Ramës fton edhe Veliajn (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha heq dorë nga protestat, komenton asamblenë e PS: Fuqizimi i Demos në Tiranë, provokon konflikt! Paradoksi i kreut të PD, në front kundër Ramës fton edhe Veliajn (VIDEO)

Duke komentuar zhvillimet e Asamblesë së Socialistëve, Sali Berisha i kërkoi të pakënaqurve brenda së majtës t’i bashkohen frontit kundër Ramës, ku paradoksalisht nuk përjashton as kontributin e Erion Veliajt, edhe pse pranon se PD ndikoi në arrestimin e tij.

Pas 3 fundjavash radhazi, e shtuna e gjeti Sali Berishë, jo më duke dirigjuar protestat në mbështetje të studentëve, por pas refuzimit të tyre, gjithë sy e veshë nga Asambleja e PS në gjirin e Lalzit. Fuqizimi i emrit të ministrit të Brendshëm Ervin Demo në Tiranë, që për Berishën vjen pasi ky i fundit zbatoi me përpikëri urdhrat e Ramës kundër protestuesve në tubime, do të nxisë konflikt. “Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin. Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit”, tha Berisha. LEXO EDHE:Ben Andoni: Pse emocioni e mbyt logjikën?! Elisa Spiropalit, i kërkoi të reflektojë dhe të largohet nga partia, sa është në kohë: "Elisa Spiropali nuk pati kurajën, e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë. Natyrisht më mirë vonë se kurrë edhe ajo, edhe deputetë të tjerë të rreshtohen në anën e qytetarëve", tha Berisha. Të gjithë tha Berisha duhet të bashkohen në një front kundër Ramës, e i pyetur nëse pjesë e këtij fronti mund të jetë edhe Erion Veliaj, nuk e përjashtoi. “Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo. Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave. Pra, duhet t'i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin”, tha Berisha. Berisha tha se me Ramën në drejtimin e qeverisë, Bashkimi Europian nuk do ta pranojë kurrë integrimin e Shqipërisë. Në të njëjtën linjë u shfaq nga selia e Partisë së Lirisë edhe Tedi Blushi, për të cilin Asambleja e Partisë Socialiste është akt i dekompozimit të saj politik. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:57 Demo drejtues politik i PS për Tiranën, Berisha: Rama e caktoi se është kriminel i aftë për çdo krim (VIDEO) Lajmin se Ervin Demo do të jetë drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Sali Berisha e komentoi si caktimin e një njeriu që “është i aftë të kryejë çdo krim”.“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin. Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit”, tha Berisha. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:23 Pas refuzimit të protestuesve, Berisha heq dorë nga protestat kombëtare, i rikthehet bashkëbisedimin virtual me qytetarët Pas tre refuzimeve radhazi, Sali Berisha duket se ka hequr dorë nga përpjekja për tu bashkua me protestën e të rinjve para Ministrisë së Arsimit.Këtë të shtunë, Sali Berisha nuk do të organizojë protestë kombëtare, të cilat janë karakterizuar nga numri i ulët i militantëve demokratë dhe përplasjet e tyre me protestuesit pas thirrjeve “Berisha në burg”.Berisha duket se i është kthyer traditës së vjetër të bashkëbisedimit në rrjetet sociale. P.J/Shqiptarja.com Share SI.E. / E.H SI.E. Shqiptarja.com TAG: PD PS ervin demo asambleja e PS sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 66.4% Të gabuar 25.9% Nuk e di 7.7% Vota total: 1365 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?