Lajme Zone
Berisha hedh akuza të forta: Olsi Rama e Olta Xhaçka në krye të call center-ave, mbrohen nga tatimet e policia
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha hedh akuza të forta: Olsi Rama e Olta Xhaçka në krye të call center-ave, mbrohen nga tatimet e policia

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, dhe Olta Xhaçkës, duke deklaruar se ata qëndrojnë në krye të një “grupi mafioz” që kontrollon aktivitetin e call center-ave në Shqipëri. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se Olsi Rama u siguron bizneseve të call center-ave mbrojtje nga kontrollet e institucioneve shtetërore. Beri

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, dhe Olta Xhaçkës, duke deklaruar se ata qëndrojnë në krye të një “grupi mafioz” që kontrollon aktivitetin e call center-ave në Shqipëri. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se Olsi Rama u siguron bizneseve të call center-ave mbrojtje nga kontrollet e institucioneve shtetërore.

Berisha ngriti pikëpyetje mbi mungesën e hetimeve ndaj personave që ai akuzon si drejtues të këtij aktiviteti.

"Në krye të grupit mafioz të call center-ave në Shqipëri është Olsi Rama, Olta Xhaçka. Janë këta të dy, me famëziun Amant Josifi, i cili u largua dhe rroftë një gjykatë spanjolle që u doli zot qytetarëve, që e arrestuan, se për këta as hetim nuk bëhet.

Çdo call center i ri që hapet merr programet nga grupi Milton, nga grupi famëzi Milton, që ka vjedhur miliarda dhe që është i gjallë dhe aktiv plotësisht në Shqipëri. Dhe ky grup në Shqipëri ka anëtar kryesor Olsi Ramën. Nuk është e vërtetë që është zhdukur grupi Milton, jo. Anëtarët kryesorë të këtij grupi janë Olsi Rama, Olta Xhaçka. Nuk ndahen ata në krim nga njëri-tjetri. Amantin kjo e kishte këshilltar të Ministrisë së Mbrojtjes, këshilltar të Ministrisë së Jashtme, se ishte këshilltar për çdo sezon, Amant Josifi. Dhe çdo call center që hapet merr programin nga grupi Milton, merr pajisjet dhe paguan përqindjet. Dhe në krye të të gjitha këtyre është Olsi Rama, që i garanton nga tatimet, i garanton nga policia", tha Berisha. "Avokat i të akuzuarve", Berisha sulmon Ramën: Vetëm revolta mund t’i shpëtojë shqiptarët nga “narkoshteti”

7 Tetor, 14:24 Kundër 'Territoriales'/ Berisha: Rama po sakrifikon 15 bashki për karrigen e tij, bashkohuni në protestë

7 Tetor, 14:07 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm