Lajme Zone
Berisha e thumboi për deklaratën për 'video erotike', Majko i përgjigjet: Edhe batutat i ke të moshuara! Kush guxon të flasë në PD si unë në PS?
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha e thumboi për deklaratën për 'video erotike', Majko i përgjigjet: Edhe batutat i ke të moshuara! Kush guxon të flasë në PD si unë në PS?

Pandeli Majko i përgjigjet Sali Berishës pas akuzave në Kuvend për “video erotike” në PS. Ish-deputeti socialist ironizon kreun e PD-së dhe i thotë se nuk mund të përfitojë politikisht nga problemet e socialistëve, pasi nuk përfaqëson një alternativë për të ardhmen europiane të vendit.

Pandeli Majko i është përgjigjur Sali Berishës, duke i bërë të qartë se nuk mund të përfitojë politikisht nga problemet e Partisë Socialiste, pasi nuk përfaqëson një alternativë për të ardhmen e vendit. Reagimi vjen pasi Berisha e sulmoi sot gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, duke iu referuar deklaratave të Majkos në Asamblenë e PS-së për lidhjet e politikanëve me krimin e organizuar dhe videot e sekuestruara nga SPAK, të cilat kreu i PD-së i përshkroi si plot me skena erotike. Në një postim në Facebook, Majko i kujton Berishës se studentët e bënë lider, por zgjedhjet e tij e çuan drejt shpalljes non grata. Sipas tij, socialistët mund të rrëzohen e të ringrihen, por Berisha nuk mund t'i mundë, sepse nuk është një shpresë për të ardhmen europiane, as për të rinjtë që protestojnë sot. Ai e sfidon gjithashtu për lirinë e debatit brenda PD-së. Reagimi i plotë i Majkos: LEXO EDHE:Kuvend/ Berisha akuzon socialistët: Mburojë e Ramës, buxheti dëshmi e vjedhjes së qytetarëve! PS i kujton masakrat e 21 janarit dhe Gërdecit “Berisha më paska përmendur sot në Kuvend…! I vetmi justifikim është mosha e tij! Edhe batutat i ka të ‘moshuara’! Këtë individ, e bënë lider, studentët! Zgjedhjet e tij e bënë atë, ‘non grata’! E vetmja pyetje që duhet ti bëj vetes është nëse dikush në forumet e partisë së tij mund të flas si unë tek partia ime? Socialistët një mijë herë të bien në tokë, sërish do të ringrihen! Berisha nuk i mund dot socialistët! Ta harrojë! Arsyja është e thjeshtë! Berisha nuk mund të jetë një ëndër për të ardhmen europiane edhe të atyre djemve e vajzave që protestojnë sot! Askush nuk i shpëton asaj që është! Berisha më shumë se askush!” Gjatë seancës së sotme parlamentare Sali Berisha iu referua deklaratave të Pandeli Majkos në Asamblenë e PS-së, duke akuzuar socialistët për video komprometuese. “Po denoncimi Majkos? Kaq naiv Gjinua nuk është, që të ngatërrojë skenat erotike me skena të tjera. I keni edhe ato dhe do u dalin”, deklaroi Berisha Por vetë Majko ka sqaruar se me deklaratën e tij kishte folur për lidhjet e politikës me krimin e organizuar, jo për jetën private të kolegëve, duke kritikuar faktin që vëmendja mediatike ishte përqendruar te videot erotike dhe jo te shqetësimi që kishte ngritur. Lajmi kryesor: Kuvend/ Berisha akuzon socialistët: Mburojë e Ramës, buxheti dëshmi e vjedhjes së qytetarëve! PS i kujton masakrat e 21 janarit dhe Gërdecit U.D / SI.E. U.D Shqiptarja.com TAG: PD PS sali berisha pandeli majko Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 69.7% Jo 23.5% Nuk e di 6.8% Vota total: 498 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?