Lajme Zone
Berisha e pranon: Njerëzit e PD janë në protestë, nuk i ndahemi! Bizneset të ulin qepenat, t’i bashkohen protestuesve
PolitikëShqiptarja

Berisha e pranon: Njerëzit e PD janë në protestë, nuk i ndahemi! Bizneset të ulin qepenat, t’i bashkohen protestuesve

Kreu i opozitës Sali Berisha përsëriti sot thirrjet për një mbështetje masive ndaj protestës, ndërsa akuzoi policinë se po përdor sipas tij një dhunë të egër ndaj protestuesve. Berisha pranoi se mbështetësit e tij janë pjesë e manifestimeve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën në 5 ditët e fundit.

Berisha nuk ka një distancim të qartë për sulmet ndaj bizneseve, dhe dhjetëra dyqaneve e filialeve të bankave në vend “Unë kam dëgjuar këto ditë zëra, të cilët nuk janë kundër studentëve, janë pro studentëve, por që piskasin gjer në qiell se u prek kjo pronë apo ajo pronë. Jam absolutisht kundër prekjes së pronave, por u them këtyre miqve të mi se hajduti më i madh i të gjitha kohërave i pronave që shenjtëroni, është Edi Rama dhe do bënit mirë të bashkoheni me studentët. Nuk jam për të prekur pronat, por nuk mund të injoroj kurrë se shkatërrimtari më i madh i pronave, grabitësi, plaçkitësi më i madh i pronave të shqiptarëve është Edi Rama, narkodiktatori që ju nuk ia thoni dot narkodiktator. Se vërtet u prek diku një dyqan dhe u thye një vitrinë, po Porti i Durrësit 4 miliardë euro pasuri e juaja që vidhet nga Edi Rama me një grup, ku e keni zërin? Bashkohuni me studentët sepse janë në një mision shpëtimtar, njëlloj siç ishin në vitin 1990”, tha Berisha. LEXO EDHE:Grupi me maska vijon sulmet me gurë, protestuesit e tjerë i afrohen urës së Lanës! Shtohen forcat e policisë Për të e rëndësishme është që sa më shumë qytetarë t’i bashkohen protestave, ndërsa dënoi dhunën e egër që sipas tij policia ka përdorur “Çdo orë është humbje e madhe për ne. Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetar shqiptar, çdo biznesmen të solidarizohet me studentët. Të përdorë forcën e biznesit të tij kundër kësaj qeverie dhe në mbështetje të studentëve. Të ulë qepenin, të vendosë tabelën se jam në grevë, siç janë ata që po lënë mësimin dhe po përballen dhëmb për dhëmb me armiqtë e egër të qenies tonë.Kurrë ndonjëherë një egërsi e tillë ndaj protestuesve nuk është dëshmuar në rrugët e Tiranës”, vijoi Berisha. Por protestën opozita nuk e mbështet vetëm me thirrje drejtuar qytetarëve. Sali Berisha pohoi se njerëzit e tij janë pjesë e saj. “PD, të garantoj që i ka njerëzit e vet në terren, në protestë dhe do t’i ketë gjer ditën e fundit të fitores së saj. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kështu që nuk ndahemi ne nga kjo protestë", tha Berisha. Zërave në protestë që janë dhe kundër opozitës Berisha i përgjigjet se janë të nxitur nga qeveria. “Një pjesë e madhe e të rinjve, ose pjesa më e madhe e të rinjve dhe shoqërisë, është viktimë fatkeqe e propagandës qeveritare dhe 90 përqind të medieve të kontrolluara nga qeveria”, theksoi Berisha. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD protestat kunder qeverise proteste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Pena: 17/10/2026 16:11 Edhe ne varr nuk do te kete qetesi per kete vrases historik! Përgjigju Dorian: 17/10/2026 14:13 Protesta paska nje Organizator ……si gjithmon PD=Dhune = Antishqiptari.

Te pakten nuk fshihen me pas Studenteve….e nxorren fytyren e vertet Organizatoret Përgjigju Linda: 17/10/2026 13:35 Nuk ngopet krimineli vrasesi shpirt ziu ,te shikoj nga qielli nga taraca e shpise andej nga do zbresin shpirtrat e djemve te nenave qe i veshi me te zeza e ta mallkojn per gjithe te zezat qe i ke bere Shqiperis bastardi komunist Sali Ram Berisha! Përgjigju Arta: 17/10/2026 13:24 Tu edhe zoti nuk te din se do ti besh pis vendin ku fo te shkosh,je me keq se kur..v,cfare thu sot nuk thu neser,ik e bej gjyshin,e pleqerine tate,je nje njeri negativ te pelqe vrasjet djegije.more ne qafe rinine shqiptare duke I shpelare trurin,qe te djegin e shkaterrojne vendin ,ate qe eshte ndertu me mundin e djersen e popullit maskara Përgjigju Taip lala: 17/10/2026 13:21 Ky krimineli ne litar ! Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 77.9% Disi 3.6% Vota total: 3986 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?