Kreu i PD Sali Berisha i shoqëruar nga deputetët demokratë ka dalë nga selia e PD dhe është drejtuar drejt Parlamentit vetëm disa minuta para nisjes së seancës plenare ku pritet të diskutohet reforma e re territoriale. I pyetur nga gazetarët nëse ishte i bindur se asnjë nga deputetët e tij nuk do të votonte pro reformës së propozuar nga PS, Berisha u shpreh me bindje: Asnjë. “Absolut, asnjë votë, zero vjedhje. Protesta do jetë jashtë, ne do qëndrojmë brenda. Do bëjmë një betejë më të madhe që kemi bërë ndonjëherë”, tha Berisha.
