Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit


Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai është një nga personat kryesorë të përfshirë në aktivitetin e lojërave të paligjshme të fatit dhe në skemat e Call Center-ave mashtrues.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai është një nga personat kryesorë të përfshirë në aktivitetin e lojërave të paligjshme të fatit dhe në skemat e Call Center-ave mashtrues. Gjatë një bashkëbisedimi online me mediat, Berisha tha se opozita do të bëjë gjithçka që, sipas tij, Olsi Rama të hetohet jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, duke argumentuar se ai është shtetas shqiptaro-amerikan dhe se ligjet amerikane ndalojnë përfshirjen në veprimtari kriminale edhe jashtë territorit të SHBA-ve. “Ne jemi të sigurt se Olsi Rama është sot njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit. Është një nga më kryesorët në vjedhjet e tmerrshme që u bëhen edhe qytetarëve të huaj me Call Center-at. Vendi i tij është para ligjit. Ne do të bëjmë gjithçka që ky qytetar shqiptaro-amerikan të hetohet edhe nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe te projektligji për lojërat e fatit, duke bërë të ditur se opozita nuk do ta mbështesë atë. “Ne nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit. Është ligji Olsi Rama”, u shpreh Berisha. Fatmir Myrtaj: Zoti Berisha, në Tiranë flitet gjerësisht se Olsi Rama është menaxher i industrisë së lojërave të fatit. Cili është qëndrimi juaj për tentativën e mazhorancës për rikthimin e ligjit të lojërave të fatit në parlament, pas shumë vitesh operimi në mënyrë informale?

Sali Berisha: Ne jemi të sigurt se Olsi Rama është sot njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit. Është një nga më kryesorët në vjedhjet e tmerrshme që u bëhet edhe qytetarëve të huaj me call center-at, me call center-at. Dhe vendi i tij është dhe duhet të jetë para ligjit.

Ne do bëjmë gjithçka që ky qytetar shqiptaro-amerikan të mund të vlerësohet dhe nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Të mund të hetohet dhe nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht se veprimtarinë e tij kriminale nuk e ushtron në Shtetet e Bashkuara por në Shqipëri, por ligjet amerikane e ndalojnë atë të kryejë veprimtari kriminale kudo që të ndodhet.

Kurse ligjin e lojërave të fatit, ne nuk e votojmë.

Është ligji Olsi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb