Berat - Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Orziaj ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po lahej në lumin Osum. Sipas informaconeve paraprake 15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë. LEXO edhe...IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë Babai i të miturit ka hyrë në lumë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht e ka nxjerrë të birin pa shenja jete. Trupi i 15-vjeçarit është dërguar në morg, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Xh.K/E.H/ReportTv.al lumi osum mbytje Berat Fatjon Sadushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.9% Jo! 19% Disi! 3.1% Vota total: 2679 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
