Mbrëmjen e së premtes është çelur në Berat edicioni i pestë i Festivalit të Verës “Wine & Stories”. Ky aktivitet e kthen qytetin e “një mbi një dritareve” në një pikëtakim të dashamirësve të verës dhe muzikës. LEXO edhe...Rrugorja ushtron kontrolle me dron e radar në Berat, arrestohet një shofer i dehur! Mbi 540 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor (VIDEO) Në festival marrin pjesë 35 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe arbëreshët e Italisë, të cilat kanë sjellë në Berat verërat dhe produktet e tyre më të mira. “Kemi fituar çmimin si vera më e mirë e Shqipërisë, por gjithashtu eksportojmë verën e bardhë dhe të kuqe.” “Tradita është e vjetër, nga gjyshi dhe tani e vazhdojmë ne”, thonë pronarët e kantinave. Krahas qytetarëve beratas, në këtë festë i janë bashkuar edhe turistë të huaj. Festivali synon të promovojë jo vetëm verën shqiptare, por edhe traditën dhe trashëgiminë e Beratit, duke i dhënë një tjetër impuls turizmit të eksperiencës dhe agroturizmit në zonë. Festivali do të kulmojë të dielën me ndarjen e çmimeve për kantinat më të mira. P.J/E.H/ReportTv.al Berat festivali i veres Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3864 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
