Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Beqiraj në gjyq për ekstradimin! Report Tv rindërton itinerarin e lëvizjes me avionin e vogël! Si u kap mbi centralin bërthamor nga ushtria franceze (VIDEO)


Një gjykatë në Francë pritet të përcaktojë sot të ardhmen e procedurave të ekstradimit për biznesmenin Ermal Beqiraj, i arrestuar të shtunën në veri të Parisit. Në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, krahu i djathtë i Ergys Agasit, u kap nga forcat ajrore franceze duke fluturuar me një avion të vogël, mbi një central bërthamor

Një gjykatë në Francë pritet të përcaktoj sot të ardhmen e procedurave të ekstradimit për biznesmenin Ermal Beqiraj, i arrestuar të shtunën pasdite në zonën e Amiens, 163 kilometra në veri të Parisit. Në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, Beqiraj, krahu i djathtë i Ergys Agasit, u prangos pasi u kap nga forcat ajrore franceze duke fluturuar me një avion të vogël, mbi një central bërthamor, pranë Normandisë. Franca nuk duket të ketë qenë një zgjedhje rastësore e Ermal Beqirajt, për të qëndruar, ndërsa në dhjetorin e vitit të kaluar, ndaj tij u lëshua njhë urdhër arresti nga SPAK. Në këtë shtet ai ka kaluar shumë vite të jetës së tij, fillimisht si student. Madje në disa postime në rrjetet sociale, ai e përmend si atdheun tjetër të tij. Nuk është e qartë nëse e ka bërë në mënyrë të figurshme apo se zotëron dhe nënshtetësi franceze. E sigurt është se Beqiraj nuk duket të ruhej apo të qëndronte fshehur. Të shtunën e 25 korrikut, ai ka hipur në një avion të vogël privat në aeroportin “Albert” në veri të Francës. Sipas rindërtimit grafik që Report Tv i ka bërë itinerarit të ndjekur prej tij, Beqiraj ka fluturuar fillimisht drejt zonës së Kalesë, pranë kanalit La Mansh. Prej andej ka zbritur drejt skajit më perëndimor në krahinën e Bretanjës, për t’u rikthyer më pas po drejt Normandisë. Fluturimi i tij është pikasur nga forcat ajrore franceze ndërsa ndodhej mbi centralin bërthamor të Penly, ku avioni i tij ka zbritur nën kuotën e lejuar. Avionët ushtarak i janë afruar dhe e kanë shoqëruar me pas deri në aeroportin e Albert, ku dhe nga ishte nisur. LEXO EDHE:Eksperti i sigurisë 'zbërthen' fluturimin e Ermal Beqirajt mbi centralin bërthamor në Francë: GPS-i, kutia e zezë dhe telefonat në fokus të hetimit, ekstradimi në Shqipëri mund të vonojë Sapo zbriti në pistë, ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim. Këtë të mërkurë një gjykatë atje do ta njoftoj zyrtarisht për shpalljen e kërkimit ndërkombëtar nga Shqipëria dhe nisjen e procedurave për ekstradim. E gjithë historia e tij është sa e çuditshme, po aq dhe misterioze. Gjatë kontrollit atij iu gjetën në trup 3 AirTag të fshehura në rroba, të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanisë “Apple”, që lejojnë gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Vetë Beqiraj nuk ka dhënë detaje për ta, por mediat franceze ngrenë teori të mundshme presioni nga dikush që mund të ketë porositur fluturimin. Beqiraj u tha autoriteteve franceze se bëri gabim me lartësinë e tij, pasi ishte në telefonatë me nënën e tij, gjatë fluturimit mbi centralin bërthamor. Beqiri mund dhe t’ia kishte hedhur paq me vetëm 7 mijë euro gjobë, por pasi verifikimeve u zbulua se ishte i shpallur në kërkim nga Shqipëria. Për këtë arsye iu dorëzua në Zyrën Qendrore për Luftimin e Krimit të Organizuar. Këtë të mërkurë pritet të dal para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t'i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, dhe nisja e procedurave të ekstradimit në Tiranë. Ekstradimi, do të ketë pëlqimin e tij, mund të bëhet brenda disa javësh, por nëse kundërshtohet, duhet të marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat franceze, dhe mund të zgjas deri në disa muaj. Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë dhjetëra miliona euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta. Atij iu sekuestruan 10 pasuri dhe disa llogari bankare. Beqiraj dyshohet për 6 vepra penale, nga konkurrenca e paligjshme me dhunë, pengmarrje, deri te grup i strukturuar kriminal e pastrim parash. Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: france spak ergys agasi ermal beqiraj dosja akshi Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.5% Nuk e di 6.5% Vota total: 8948 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?