Lajme Zone
Benet Beci, me gjykim të shkurtuar/ Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO pranon kërkesen dhe për 5 të pandehurit e tjerë
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Benet Beci, me gjykim të shkurtuar/ Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO pranon kërkesen dhe për 5 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme ka ndarë çështjen për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in.

Togat e zeza pranuan gjykimin e shkurtuar për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti.

Seancën e ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për të shpallur edhe pretencën ndaj ketyre personave./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet benet beci