Lajme Zone
Ben Blushi, sipas meje
PolitikëPamfleti

Ben Blushi, sipas meje

Ai, në sajë të letërsisë, ia doli të mos përlyhet nga regjimet binjake të Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët, pasi uzurpuan partitë e tyre, ua shkulën begatinë intelektuale duke i shkretuar ato si gjithçka tjetër që u preku dora.

Ben Blushi Libri më me vlerë që është shkruar përgjatë mjerimit pluralist titullohet "Historitë e çmendura të Tiranës". Është një vepër që e zgjon shpirtin e pakrahasueshëm të një qyteti si Tirana, që edhe pse jo aq të plotë, e kam hasur veçse në New Orleans. Ben Blushi është një shembull i dobishëm për çdo të ri shqiptar që dëshiron të ngrejë një karrierë të palakueshme në jetën e tij. Është një tregues i qartë se si mund t’i shmangen nesër përpjekjeve të bishave nëse i përkushtohen leximit.

Ai, në sajë të letërsisë, ia doli të mos përlyhet nga regjimet binjake të Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët, pasi uzurpuan partitë e tyre, ua shkulën begatinë intelektuale duke i shkretuar ato si gjithçka tjetër që u preku dora.

Si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha, ëndrrat më me ngjyra i kanë pasur për t’i burgosur njerëzit si Ben Blushi, që në çdo rrethanë nuk janë shkëputur prej librave.

Në shumicën e rasteve e kanë realizuar këtë ëndërr. Shantazhet, përzënia nga vendi, apo kërcënimet për bukën e gojës ndaj intelektualëve, tashmë elitën shqiptare e kanë shndërruar në një tokë gëlqerore që kultivon veçse shkurre me gjemba të thata.

Ben Blushi është një dëshmi konkrete se çdo i ri që ka ambicie politike, nëpërmjet librave, mund të zërë vend në shoqëri nesër, ashtu si Ben Blushi sot.

Nëse jo, patjetër, është i destinuar të ketë një fund të ngjashëm me ata që ndodhen tashmë, apo që së shpejti, do të përfjnë në qeli.

Ndërsa këtë e them si shkrimtar.

Libri më me vlerë që është shkruar përgjatë mjerimit pluralist titullohet "Historitë e çmendura të Tiranës". Është një vepër që e zgjon shpirtin e pakrahasueshëm të një qyteti si Tirana, që edhe pse jo aq të plotë, e kam hasur veçse në New Orleans.

Them, lexojeni. Madje disa herë.

Më e pakta, do të mund ta kuptoni se çfarë i kanë bërë dy personazhet e sipërpërmendur Tiranës së dikurshme, duke ia suvatuar shpirtin e ndershëm prej qerpiqi me bajgat e tyre.

Ah, sikur çdo qytet e fshat shqiptar të kishte një libër të tillë!

ben blushi ahmet dursun historitë e çmendura të tiranës libri 1 Komente M Marija 15 Nëntor 2026, 19:19 Ka shpetuar shkrimtari qe kur iku nga Libra.Atje ishte bere njelloj si dy bajlozet e mjerimit shqiptar.Pyesni shkencetaren nga Shkodra se e njeh mire.... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Opinion A mund ta bëjë gjumin e qetë Edi Rama? 14 Nëntor 2026, 20:0520:05Opinion Pushteti, qëllimi më i lartë dhe thelbi i fjalimit të Edi Ramës 14 Nëntor 2026, 19:4519:45Opinion Nuk rrëzohet Rama me Elisën dhe Veliajn o Doktor, por me qytetarët dhe demokratët! 14 Nëntor 2026, 16:5516:55Opinion Nga uniteti i Alfabetit, te uniteti i vizionit! 14 Nëntor 2026, 15:4615:46Opinion Agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen? 14 Nëntor 2026, 10:3410:34Opinion Një Rilindje e re? 13 Nëntor 2026, 19:5019:50Opinion