Për fat të keq, filmat shqiptarë nuk e rikrijuan dot kurrë betejën e Tiranës, që do të ishte një pasuri historike dhe artistike, e cila nuk mund të xhirohet dot më. Tirana e sotme nuk i ngjan fare qytetit të vitit 1944 dhe, me përjashtim të disa godinave, objektet për të cilat luftohej janë prishur... Nëse ndonjë regjisor do të përpiqet të rindërtojë ditën e çlirimit të Tiranës, duhet të prodhojë sa më shumë tym artificial në qendrën e qytetit, duke i shpërndarë ushtarët gjermanë dhe ata partizanë si kukulla plastike nëpër rrugë të ndryshme.
Atë ditë, pra më 17 nëntor 1944, Tirana i ngjante një qyteti të mbushur me vatra zjarri, me topa të lënë në mes të rrugës, me thasë rëre që bllokonin sheshin Skënderbej, me shtëpi të shembura, me minare të shkatërruara, me barrikada hekurishtesh dhe me partizanë që kacavirreshin si maçoku majë çative, duke pritur të fusnin kokën e ndonjë gjermani në shënjestrën e pushkëve të tyre të shtrembëra.
Lufta për çlirimin e Tiranës vazhdoi gati tre javë dhe, më shumë se përplasja mes dy ushtrive që zihen për një qytet të madh, i ngjante tërheqjes së një gjigandi që ishte verbuar në një front tjetër, ndërkohë që gjymtyrët e tij po sulmoheshin në një qytet të vogël nga disa reparte lilipute.
Nëse gjyshërit e mi, që ishin të dy partizanë, do të jetonin akoma, nuk do të ma falnin këtë fjali, por partizanët ishin vërtet njësi të paorganizuara që korrën disa fitore kur gjermanët e humbën Luftën e Dytë Botërore kundër Amerikës, Anglisë dhe Rusisë.
Në Tiranë, gjermanët kishin kapur godinat kryesore të qytetit dhe ishin fshehur mbi çatinë e Bankës së Shqipërisë, te garnizoni ku është sot Dhoma e Tregtisë, te zyrat e ministrive, te bashkia që ishte aty ku sot është Muzeu Kombëtar, te Lidhja e Shkrimtarëve dhe te Hotel Dajti, duke kontrolluar një pjesë të bulevardit dhe rrugën e Durrësit, nga e cila u larguan për në Shkodër.
Kuptohet që ata kishin ngritur postblloqe dhe betejat më të ashpra janë bërë në bulevard përballë Hotel Dajtit, që gjermanët e humbën të parin, pastaj te sheshi Skënderbej dhe te rruga e Kavajës, që u çlirua në datën 17 nëntor, kur trupat gjermane u tërhoqën përfundimisht.
Për fat të keq, filmat shqiptarë nuk e rikrijuan dot kurrë betejën e Tiranës, që do të ishte një pasuri historike dhe artistike, e cila nuk mund të xhirohet dot më.
Tirana e sotme nuk i ngjan fare qytetit të vitit 1944 dhe, me përjashtim të disa godinave, objektet për të cilat luftohej janë prishur.
Por, ndryshe nga Berlini, Praga, Varshava, Vilniusi, Riga, Tbilisi, Vjena, Beogradi dhe shumë qytete të tjera, Ushtria e Kuqe sovjetike nuk hyri në Tiranë, ndërkohë që anglezët dhe amerikanët ndihmuan nga ajri, pa zbritur asnjëherë me trupa.
Pra, tokën e Tiranës nuk e shkelën as rusët dhe as amerikanët.
Tirana u çlirua nga partizanët shqiptarë me ndihmën e bombardimeve perëndimore.
Çudia është se, megjithëse ushtarët sovjetikë nuk shkelën në Tiranë siç bënë në Bukuresht, Sofje, Budapest dhe Beograd, ne qëndruam 40 vjet me sovjetikët, megjithëse nuk u kishim atyre asnjë borxh.
Ndërkohë, megjithëse amerikanët dhe anglezët na ndihmuan, ne u bëmë armiq të tyre.
Nuk thonë kot se ne dimë t’i zgjedhim më mirë miqtë si armiqtë.
Unë e kam përshkruar çlirimin e qytetit në romanin tim “Historitë e Çmendura të Tiranës”, përmes një personazhi të famshëm me emrin Marko Von Toptani, një djalë i pasur tiranas që, megjithëse u bë me gjermanët, sërish ndihmoi shumë njerëz të shpëtonin nga vuajtjet e luftës dhe bombardimet.
Më shumë se nazist, ai ishte aventurier dhe, si i tillë, u largua nga qyteti bashkë me trupat gjermane, duke i shpëtuar komunizmit që i mori pronat bashkë me makinën më të bukur të këtij qyteti, një Alfa Romeo cabriolet e kuqe, me të cilën Enver Hoxha hyri duke u kapardisur në Tiranë në datën 28 nëntor 1944.
Për ironi të fatit, komunizmi erdhi në Tiranë në timonin e një simboli të luksit kapitalist, si dhe nga bombat e teknologjisë më të lartë perëndimore.
Kushdo që do të mësojë pak më shumë për këto ngjarje që bashkuan kaq shumë marrëzi të paimagjinueshme, mund t’i gjejë te romani im “Historitë e Çmendura të Tiranës”, që prej dy javësh është në çdo librari. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Opinion Statutet e Partive, po pse na duhen vallë?! 17 Nëntor 2026, 14:2314:23Opinion Zina dhe një video me 1000 orë mëkat! 17 Nëntor 2026, 12:3212:32Opinion Statutet e Partive, po pse na duhen vallë?! 16 Nëntor 2026, 22:0722:07Opinion Çfarë kanë të përbashkët një politikan dhe një palaço? 16 Nëntor 2026, 20:3520:35Opinion “Paqja e varrezave” për Ukrainën, propagandistët e Putinit i varin shpresat te Trumpi 16 Nëntor 2026, 19:3219:32Opinion Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit 16 Nëntor 2026, 18:0918:09Opinion

