Lajme Zone
Belshi në protestë kundër hartës së re territoriale: Po na asimiloni!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Belshi në protestë kundër hartës së re territoriale: Po na asimiloni!

Dhjetëra qytetarë në Belsh kanë dalë në protestë kundër propozimit për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë Elbasan. Banorët u mblodhën në qendër të qytetit me pankarta në duar, duke kërkuar që Belshi të ruajë statusin e një bashkie më vete.

Protestuesit deklaruan se ndryshimi i propozuar cenon identitetin e komunitetit, përfaqësimin lokal dhe mund të sjellë largimin e mëtejshëm të shërbimeve nga qytetarët. Me pankarta ku shprehnin kundërshtimin ndaj vendimit, një prej mesazheve të tyre ironizonte: “Rilindja e donte Belshin kryeqytet, ju po e asimiloni”.

Protesta në Belsh i bashkohet reagimeve të banorëve në disa bashki të tjera, si Poliçani, Klosi dhe Prrenjasi, ku qytetarët kanë kundërshtuar propozimet për riorganizimin territorial. Sipas tyre, bashkimi me njësi më të mëdha nuk është thjesht një ndryshim administrativ, por një vendim që ndikon në zhvillimin ekonomik, shërbimet publike dhe të ardhmen e komuniteteve lokale.