Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror dhe atë publik, më 23 nëntor. Për shkak të pjesëmarrjes së kontrollorëve të trafikut ajror në këtë aksion, fluturimet në aeroportet belge do të anulohen ose pezullohen, ndërsa edhe shërbimet e autobusëve, tramvajëve dhe metrosë do të funksionojnë me kufizime. Kontrollori i trafikut ajror Skeyes ka njoftuar se nuk do të jetë në gjendje të garantojë shërbimin normal të kontrollit të trafikut ajror nga ora 07:00 deri në 21:00. Si pasojë, Brussels Airport ka bërë të ditur se shumica e fluturimeve në nisje dhe mbërritje do të anulohen. Edhe aeroporti i Charleroi ka paralajmëruar ndërprerje të operacioneve. Shërbimet për emergjencat dhe fluturimet e domosdoshme për sigurinë do të vijojnë të garantohen. LEXO EDHE:Tubimi i djeshëm në Tiranë, nisin hetimet për 10 persona! 13 gjoba për protestuesit Vetëm në aeroportin e Brukselit ishin planifikuar rreth 59,500 pasagjerë dhe 429 fluturime për këtë ditë, mes tyre 213 nisje dhe 216 mbërritje. Pasagjerëve u është kërkuar të kontaktojnë kompanitë ajrore për të marrë informacion mbi anulimet dhe mundësitë e riorganizimit të udhëtimeve. Protesta organizohet nga sindikatat ACV, ABVV dhe Synova, të cilat kundërshtojnë planet e kursimit dhe reformat ekonomike e sociale të qeverisë federale të drejtuar nga Bart De Wever. Sipas sindikatave, kjo është të paktën protesta e 11-të kombëtare që prej ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale. A.C A.C Shqiptarja.com TAG: proteste belgjike fluturime Transporti publik aeroporte Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.4% Protesta 21.6% Asnjëra 6% Vota total: 1149 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
