Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy partive, duke theksuar se kandidatura e tij është si kandidat jo-partiak. “Dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për emrin tim. Kjo më bën të nderuar besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive”, ka deklaruar Sejdiu.Bekim Sejdiu propozohet për presidentAi ka thënë se fillimisht ambicia e tij ka qenë e orientuar më shumë drejt fushës akademike, por ka vendosur ta pranojë propozimin duke marrë parasysh përgjegjësinë që bart posti i presidentit dhe situatën aktuale politike në Kosovë.“E kam pranuar këtë propozim ndonëse ambicia ime ka qenë më shumë në fushat akademike, por duke qenë i vetëdijshëm edhe me barrën e përgjegjësisë që sjell posti i presidentit dhe me kontekstin aktual politik të Kosovës, jam vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.Sejdiu është zotuar se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim.Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentit është një proces që përfshin si aspektin politik, ashtu edhe procedurat kushtetuese që zhvillohen në Kuvendin e Kosovës.Tashmë, propozimi për kandidaturën e Sejdiut pritet të kalojë nëpër procedurat përkatëse parlamentare për zgjedhjen e presidentit të vendit.Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parimBekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa më herët ka pasur një karrierë në diplomaci.Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi (2008-2012) dhe si Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork (2012-2014) . Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Sejdiu është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës që nga viti 2002. /Telegrafi/

