Presidenti Bajram Begaj priti ambasadorin e Brazilit, Fabio Vaz Pitaluga, dhe ambasadoren e re të Danimarkës, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë takimit me ambasadorin brazilian, Begaj i uroi një mandat të suksesshëm në Shqipëri dhe përcolli urimet për rizgjedhjen e Presidentit të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva. Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Brazilit, në një vit që shënon 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. LEXO edhe...Begaj pret ambasadoren e BE-së dhe merr progres-raportin për Shqipërinë, në fokus reformat dhe lufta kundër korrupsionit Begaj shprehu besimin se dialogu politik do të intensifikohet dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar do të forcohet. Ndërkohë, gjatë takimit me ambasadoren daneze, Presidenti e cilësoi rihapjen e ambasadës së Danimarkës në Tiranë si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe si shprehje të vullnetit për zgjerimin e bashkëpunimit. Begaj vlerësoi marrëdhëniet politike me Danimarkën, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme daneze për reformat dhe forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e Danimarkës ndaj procesit të integrimit evropian të vendit. Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe u riafirmua angazhimi i përbashkët për sigurinë euroatlantike. U.D/ReportTv.al Bajram Begaj Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard Fabio Vaz Pitaluga Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

