Presidenti Bajram Begaj ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai shprehet se vendim i sotëm është një trishtim i thellë dhe shtoi se për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në. “Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, shkruan Begaj. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Vendimi i Gjykatës Speciale, mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së përplasen me policinë në Hagë (VIDEO)

