Lajme Zone
Begaj ndjek stërvitjen 'Mburoja e Arbrit 2026' në Bizë: Dëshmuat jo vetëm përgatitje, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Begaj ndjek stërvitjen 'Mburoja e Arbrit 2026' në Bizë: Dëshmuat jo vetëm përgatitje, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak

Presidenti Bajram Begaj, ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s. Presidenti vlerësoi certifikimin si dëshmi të progresit të Forcave të Armatosura, përgatitjes së lartë, disiplinës e profesionalizmit dhe si një standard që duhet ruajtur. LEXO

Presidenti Bajram Begaj, ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s. Presidenti vlerësoi certifikimin si dëshmi të progresit të Forcave të Armatosura, përgatitjes së lartë, disiplinës e profesionalizmit dhe si një standard që duhet ruajtur. LEXO edhe...Vrau gruan me thikë në zemër, Gjykata e Tiranës lë në qeli 68-vjeçarin “Sot, këtu në Bizë, ju dëshmuat jo vetëm përgatitje të lartë taktike, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak. Ju treguat aftësinë për të planifikuar, për të koordinuar dhe për të vepruar në një mjedis kompleks operacional”, - deklaroi Presidenti teksa theksoi se gatishmëria ushtarake ndërtohet çdo ditë përmes stërvitjes dhe profesionalizmit. Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Kreu i Shtetit theksoi se në kontekstin e sfidave të sigurisë, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimin, rreziqet prekin dhe rajonin tonë, ndaj nevojitet forcimi i mbrojtjes që të garantohet siguria kombëtare “Ringjallja e nacionalizmit, retorika përçarëse, tensionet etnike dhe përpjekjet e aktorëve keqdashës për të shfrytëzuar dobësitë tona mund të cenojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Pikërisht për këtë arsye, ne duhet të investojmë te siguria përpara se pasiguria të trokasë në dyert tona. Paqja nuk ruhet me pasivitet apo thjesht vetëm me deklarata. Ajo mbrohet me gatishmëri, stërvitje, me aleanca të qëndrueshme dhe me një Forcë të Armatosur të mirëpajisur dhe të përgatitur”, deklaroi Begaj. Në fjalën e tij Presidenti i kushtoi partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, duke theksuar se Forcat e Armatosura janë të afta të kontribuojnë përkrah aleateve dhe aty ku kërkohet. “Të jesh vlerësuar “I aftë për mision” nuk është një titull që mbetet në arkivat e një stërvitjeje. Është aftësia reale për t’u dislokuar dhe për të vepruar me efikasitet operacional kudo dhe kurdo që kërkohet, përkrah aleatëve tanë”, tha ai. Kreu i Shtetit risolli në vëmendje, gjithashtu, dhe investimet nëindustrinë e mbrojtjes, për modernizimin e strukturave, zhvillimit të kapaciteteve ushtarake, infrastrukturës dhe garantimit të sigurisë kombëtare. “Arritjet e Forcave tona tëArmatosura nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e palëkundur të aleatëve tanë në NATO. Dua të vlerësoj në mënyrë të veçantë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Mbështetja amerikane, - theksoi Presidenti Begaj, - ka qenë e vazhdueshme dhe përcaktuese për rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse”. Me këtë rast, Presidenti Begaj i përcolli një mesazh të veçantëmirënjohjeje Gardës Kombëtare të New Jersey-t, përmes Komandantes, Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, e cila ishte e pranishme në këtë ceremoni. Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit garantoi ushtarakët se si Presidenti i Republikës dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të mbështesë çdo nismë që përmirëson kushtet e shërbimit, karrierës, mirëqenies së ushtarakëve dhe familjeve të tyre. Ora 16:01 'Mburoja e Arbrit 2026', Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s Foto: Ermal NufiGrupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) është certifikuar “I aftë për mision”, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të zhvilluar në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Arbrit-26”, në rajonin stërvitor të Bizës.Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e vlerësoi certifikimin si një arritje të rëndësishme për Forcën Tokësore dhe Forcat e Armatosura.“Sot, rezultati flet qartë: Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është certifikuar ‘I aftë për mision’. Kjo është një arritje, për të cilën duhet të jemi krenarë. Por, ndër të tjera, është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të ruajtur standardin, për ta kthyer këtë përvojë në një kapacitet të qëndrueshëm operacional dhe përgjegjësi për të qenë të gatshëm ta dëshmojmë këtë aftësi sa herë që misioni e kërkon”, u shpreh Ministri Nufi.Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26” shërbeu si një proces i plotë dhe rigoroz vlerësimi, i zhvilluar sipas fushave të CREVAL, duke testuar aftësinë e strukturës për të planëzuar, komanduar, dislokuar dhe zhvilluar operacione në një mjedis operacional kompleks, në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s.Certifikimi kombëtar u zhvillua nën monitorimin e përfaqësuesve të NATO-s, duke vënë në fokus standardizimin dhe ndërveprueshmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare me forcat aleate.“Shqipëria është dhe do të mbetet një aleate e angazhuar, që kontribuon me përgjegjësi në Aleancë dhe punon vazhdimisht për të rritur aftësitë e saj. Në këtë drejtim, modernizimi i Forcave të Armatosura është një proces i pandalshëm”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.Duke e lidhur procesin e certifikimit me transformimin e Forcave të Armatosura, Ministri Nufi theksoi se modernizimi nuk lidhet vetëm me pajisjet, por edhe me mënyrën e planëzimit, stërvitjes dhe zhvillimit të operacioneve.“Modernizimi që po ndërmarrim synon pikërisht këtë: të ndërtojmë Forca të Armatosura më të afta, më të lëvizshme, më të mbrojtura, më teknologjike dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate.”, u shpreh ai.Në përfundim të ceremonisë, Nufi vlerësoi punën e komandantëve, shtabeve, instruktorëve, vlerësuesve dhe të gjithë ushtarakëve e civilëve të angazhuar në stërvitje, duke nënvizuar se certifikimi është dëshmi e punës, disiplinës, përgatitjes dhe profesionalizmit të tyre.“Mburoja e Arbrit-26” përbën një tjetër hap në konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe në rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura për përmbushjen e misioneve kombëtare dhe angazhimeve në kuadër të Aleancës së NATO-s", tha ai. Share Xh.K/ReportTv.al Bajram Begaj Bize Tirane Forcat e Armatosura Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 6258 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?