Lajme Zone
Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA-në
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA-në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes.Marrëveshja, e ratifikuar me ligjin nr. 91/2026, parashikon financimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë. Në dekretin e firmosur më 30 korrik 2026, kreu i shtetit ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.Gjithashtu, Presidenti Begaj ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.Financimi përmes programit FMF synon të mbështesë modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë dhe rritjen e ndërveprimit me strukturat e sigurisë së aleancës euroatlantike.