Lajme Zone
Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet lokale pas konsultimit me Taulant Ballën
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet lokale pas konsultimit me Taulant Ballën

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, pavarësisht se reforma territoriale ende nuk është miratuar dhe konsultimet për datën e zgjedhjeve u zhvilluan pa pjesëmarrjen e shumicës së forcave politike opozitare. Përpara caktimit të datës, Begaj thirri në konsultë përfaqësuesit e forcave politike të përfaqësuara në Kuvend, si

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, pavarësisht se reforma territoriale ende nuk është miratuar dhe konsultimet për datën e zgjedhjeve u zhvilluan pa pjesëmarrjen e shumicës së forcave politike opozitare. Përpara caktimit të datës, Begaj thirri në konsultë përfaqësuesit e forcave politike të përfaqësuara në Kuvend, si dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Megjithatë, ftesës iu përgjigjën vetëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera politike zgjodhën të mos marrin pjesë në konsultime dhe nuk bënë publike preferencat e tyre për datën e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit të Presidencës, përfaqësuesit që morën pjesë në takim u shprehën të hapur për çdo datë brenda periudhës zgjedhore. Ndërkohë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozoi 9 majin 2027, si datën e fundit të kalendarit të pranverës, me argumentin se kjo u jep institucioneve më shumë kohë për përgatitjen dhe zbatimin e masave të nevojshme.

"Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë. Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike", thuhet në njoftimin e presidencës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm