Lajme Zone
Bebe Rexha sfidon gjigantët e muzikës, arrin suksesin e madh si artiste e pavarur
KulturëGazeta Tema

Bebe Rexha sfidon gjigantët e muzikës, arrin suksesin e madh si artiste e pavarur

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj, këtë herë si artiste e pavarur, pa mbështetjen e një kompanie të madhe diskografike.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj, këtë herë si artiste e pavarur, pa mbështetjen e një kompanie të madhe diskografike.

Kënga e saj “New Religion” është renditur në vendin e 35-të në listën e 50 këngëve më të dëgjuara nga artistet femra në Spotify, sipas klasifikimit që vetë këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale.

Rexha e ka ndarë këtë rezultat me ndjekësit në platformën X, duke shprehur krenarinë për arritjen, e cila vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës së saj.

Pas ndarjes nga kompania diskografike Warner Records, artistja vendosi të vazhdojë rrugëtimin e saj në mënyrë të pavarur. Një zgjedhje që e vendos përballë konkurrencës së emrave të mëdhenj të industrisë muzikore, të cilët kanë pas vetes kompani me burime të konsiderueshme financiare dhe promovuese.

Sipas Rexhës, “New Religion” është i vetmi projekt në këtë renditje që i përket një artisteje të pavarur.

“Jam krenare që vendosa t’i besoja vetes dhe akoma më krenare për atë që po ndërtojmë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi. Nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por ka qenë një rrugëtim i bukur”, është shprehur këngëtarja.