Lajme Zone
BE rrit gatishmërinë e misionit detar në Detin e Kuq pas sulmeve të Huthive
BotëBalkanWeb

BE rrit gatishmërinë e misionit detar në Detin e Kuq pas sulmeve të Huthive

Bashkimi Evropian ka rritur nivelin e gatishmërisë së misionit të tij detar në Detin e Kuq, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.

Bashkimi Evropian ka rritur nivelin e gatishmërisë së misionit të tij detar në Detin e Kuq, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se anijet e misionit “Mburoja e Bashkimit Evropian” kanë rritur gatishmërinë, ndërsa vijojnë misionet e shoqërimit të anijeve tregtare. Vendimi vjen pas sulmeve të rebelëve Huthi në rajon, përfshirë sulmet ndaj Arabisë Saudite. Kallas i cilësoi sulmet e Huthive si të papranueshme dhe tha se ato dëmtojnë ekonominë globale. Ajo bëri të ditur gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Riadin. Një ditë më parë, Bashkimi Evropian dënoi sulmet e Huthive të mbështetur nga Irani ndaj territorit saudit dhe shprehu “solidaritetin e plotë” me Arabinë Saudite. Misioni detar evropian, i nisur në vitin 2024, synon të mbrojë anijet tregtare nga sulmet e rebelëve Huthi në Jemen. Aktualisht, misioni “Mburoja” përfshin tre anije ushtarake që operojnë për mbrojtjen e trafikut detar në Detin e Kuq. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: BE