Lajme Zone
BE, non grata pro-rusit të flamingove/ Rama: Klloun i propagandës ruse, sulmoi Shqipërinë se po rritej
PolitikëABC News Albania

BE, non grata pro-rusit të flamingove/ Rama: Klloun i propagandës ruse, sulmoi Shqipërinë se po rritej

Bashkimi Europian ka sanksionuar gazetarin irlandez Chay Bowes, i Russia Today, së bashku me 112 subjekte dhe persona të tjerë, të cilët kanë manipuluar dhe dezinformuar për llogari të Moskës, kryesisht për Ukrainën dhe kundër Perëndimit.

Bashkimi Europian ka sanksionuar gazetarin irlandez Chay Bowes, i Russia Today, së bashku me 112 subjekte dhe persona të tjerë, të cilët kanë manipuluar dhe dezinformuar për llogari të Moskës, kryesisht për Ukrainën dhe kundër Perëndimit.

Sipas BE-së, Chay Bowes rezulton bashkëpunëtor në operacionet e fondacionit për të luftuar padrejtësinë, krijuar nga Grupi Wagner, organizata paraushtarake ruse e financuar nga Putini.

Ai ishte një nga veglat e Rusisë për manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e koordinuar. Dhe në Perëndim, një prej këtyre rasteve të dokumentuara ishte edhe mbështetja dhe përhapja e informacioneve në rrjetet sociale për protestat e dhunshme të mesit të tetorit në Tiranë.

Sanksionimin e gazetarit pro-rus e ka cilësuar si shembullin e ndërhyrjes së vendeve armike të Shqipërisë për t’i prerë rrugëtimin europian.

“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian.”, shprehet kryeministri Rama.

Raporte europiane dhe amerikane kanë faktuar ndërhyrjet e vendeve armiqësore në vendet perëndimore, sidomos gjatë protestave të këtij viti.

Prej qershorit, në nisje të protestave të flamingove, kryeministri Rama denoncoi se dy vendet e para, të cilat kishin kontribuar me dezinformim dhe manipulim informacionesh në Shqipëri për të ndezur protestat, ishin Rusia dhe Republika Islamike e Iranit.

Dorën e errët të Rusisë në vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor e konfirmoi edhe BE-ja, me komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, e cila deklaroi publikisht se Rusia po dëmton qëllimisht vendet kandidate për t’u prerë rrugën europiane dhe për të zhbërë projektin e bashkimit të familjes europiane.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet bashkimi europianEdi Rama