Lajme Zone
BE ndalon importin e mishit nga Brazili/ AKU: Çfarë ndodh me ngarkesat që vijnë në Shqipëri
PolitikëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

BE ndalon importin e mishit nga Brazili/ AKU: Çfarë ndodh me ngarkesat që vijnë në Shqipëri

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar ndryshimet e reja lidhur me importin e produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, pas ndryshimeve të rregullave të Bashkimit Europian.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar ndryshimet e reja lidhur me importin e produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, pas ndryshimeve të rregullave të Bashkimit Europian. Sipas AKU-së, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Europian të disa kategorive të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.Lexo edhe:Horoskopi, 25 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Në këtë kuadër, AKU sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata zyrtare shëndetësore veterinare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë në territorin e Shqipërisë pas kësaj date. Sqarimi vjen pas një takimi të zhvilluar më 28 maj 2026 në Bruksel, ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të Tregtisë së Blegtorisë dhe Mishit (UECBV) dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore të Komisionit Evropian (DG SANTE). Njoftimi i AKU: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit (BE) 2026/1189, me të cilën është ndryshuar Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2021/405, bën me dije se Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Evropian të dërgesave të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor. Gjithashtu, referuar edhe Urdhrit të Ministrit nr. 294, datë 13.06.2006, “Për importin e mishit nga Republika Federative e Brazilit”, importimi i këtyre produkteve kushtëzohet nga miratimi prej Bashkimit Evropian i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit. Në kuadër të zbatimit të ndryshimeve, bëjmë me dije se më 28 maj 2026, në Bruksel, është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesve të UECBV (Bashkimi Evropian i Tregtisë së Blegtorisë dhe Mishit) dhe DG SANTE, gjatë të cilit përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë sqaruar se ngarkesat për të cilat certifikata përkatëse është lëshuar përpara datës 3 shtator 2026 do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar (BCP) të Bashkimit Evropian, pasi kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet nga vendet e treta të kryera përpara kësaj date. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata shëndetësore veterinare zyrtare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe në rast se këto ngarkesa mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë pas datës 3 shtator 2026. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.