Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon valët e forta të largimeve të dy tre dekadave më parë, kur vendi ishte në një gjendje shumë më të keqe ekonomike, pas kalimit nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut në fillim të viteve ’90-2000. Në 18 vjet, nga 2008-a deri në 2025-n, vendet e BE-së kanë dhënë rreth 1.1 milionë (1,082,224) leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara nga “Monitor”. LEXO edhe...Pas dështimit të bisedimeve tregtare me SHBA-në, Kanadaja kërkon statusin e 'anëtarit të asociuar' në Bashkimin Europian Për periudhën 2008-2016, u dhanë gjithsej rreth 509.5 mijë leje qëndrimi. Shifra e lartë është e lidhur me periudhën 2008-2010, me rreth 70-100 mijë leje në vit, kur ata që ikën në dekadën e mëparshme filluan të stabilizoheshin dhe të merrnin leje qëndrimi, kryesisht në Itali dhe Greqi. Të dy këto shtete së bashku dhanë gati 90%% të lejeve për periudhën (37% Greqia dhe 53% Italia). Ndërsa u duk se emigracioni po stabilizohej pas vitit 2012, me numrin e lejeve që u përgjysmuan, një valë tjetër nisi pas 2016-s, që u përshpejtua në dekadën e fundit. Për periudhën 2017-2025 u dhanë edhe 573 mijë leje të tjera, duke ia kaluar dekadës së mëparshme. Shifrat tregojnë qartë se shqiptarët po vijojnë të ikin me ritme më të larta, sidomos nëse e llogarisim në raport me popullsinë, që sot është ulur në 2.3 milionë banorë, nga 3 milionë banorë në 2006-n. (shiko grafikun). Ndryshe nga dekada e mëparshme, kur Italia dhe Greqia ishin pritësit kryesorë të emigrantëve shqiptarë, gjeografia është zgjeruar vitet e fundit. Për periudhën 2017-2025, Italia dhe Greqia kanë dhënë së bashku 62% të lejeve totale (41% Italia dhe 21% Greqia). Në skenë vitet e fundit ka dalë Gjermania, që po tërheq forcën punëtore të kualifikuar dhe ka dhënë 20% të lejeve për periudhën 2017-2025. Në total, që nga viti 2008, Gjermania ka dhënë 124 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptare, duke u renditur e treta. Kryesimin vijon të mbajë Italia, me 500 mijë leje nga 2008-a, e ndjekur nga Greqia me 311 mijë. Franca, ndonëse është destinacioni kryesor për azilantët jep shumë pak leje qëndrimi. Nga 2008-a, leje qëndrimi në Francë kanë marrë rreth 28 mijë persona, të ndjekur nga Belgjika me 14.3 mijë dhe Suedia 13 mijë. Shtetet e tjera kanë dhënë nga më pak se 10 mijë leje. Rreth 20 mijë leje janë dhënë nga Mbretëria e Bashkuar për periudhën 2008-2018, ndërsa më pas të dhënat nuk raportohen. Gjatë dekadës së fundit Mbretëria e Bashkuara ka qenë destinacion i preferuar për shqiptarët, me kërkesat për azil që në 2022-n arritën në mbi 14 mijë, duke ia kaluar totalit të kërkesave në Be prej 13.2 mijë në atë vit. Viti 2025, Gjermania kalon e dyta për lejet e qëndrimit Sipas Eurostat, në vitin 2025 u dhanë 68,653 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Tendenca është e kundërt me 2024-n, kur lejet ranë me 14%. Në 2025-n, Gjermania ishte e dyta në total për lejet e qëndrimit, me 17 mijë të tilla, përkundrejt 31.7 mijë Italia dhe 10 mijë Greqia. Pas tyre u rendit Franca me vetëm 2.4 mijë leje dhe Belgjika 1.3 mijë. Shtetet e tjera kanë dhënë më pak se 1000 leje. Në 2025-m, sipas Eurostat, 46.3% e lejeve u dhanë për arsye familjare, 0.8% për edukim, 29.4% për punësim./Monitor Xh.K/ReportTv.al BE shqiptar gjermani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 5.9% Vota total: 7399 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

