Lajme Zone
BE-ja kërkon reforma në drejtësi dhe përparim në luftën kundër korrupsionit
PolitikëTelegrafi

BE-ja kërkon reforma në drejtësi dhe përparim në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka deklaruar se bllokadat institucionale gjatë periudhës shtator 2025 – shtator 2026 kanë ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka deklaruar se bllokadat institucionale gjatë periudhës shtator 2025 – shtator 2026 kanë ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës.Gjatë prezantimit të Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2026, Schuebel ka theksuar se periudha e raportimit është karakterizuar nga paqëndrueshmëria institucionale, me tri palë zgjedhje brenda 16 muajve, Kuvendin që për pjesën më të madhe të kësaj periudhe nuk ishte konstituuar dhe një Qeveri që kryesisht kishte funksionuar në detyrë. Sipas tij, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në ritmin e reformave, gjë që është pasqyruar edhe në raportin e Komisionit Evropian.Megjithatë, ambasadori ka vlerësuar se situata aktuale është ndryshe, pasi Kosova tashmë ka Kuvend të konstituuar, Qeveri me mandat të plotë dhe presidente të zgjedhur.Ai ka thënë se institucionet funksionale përbëjnë një mundësi për Kosovën që të rikuperojë vonesat në reforma, duke theksuar se kjo mundësi nuk duhet humbur.Schuebel ka vlerësuar se, pavarësisht një viti të vështirë, Kosova ka shënuar përparim në disa fusha. Ai ka përmendur zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, të cilat i ka cilësuar si të rregullta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse.Po ashtu, sipas tij, Kosova ka avancuar nivelin e përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa përparim është shënuar edhe në disa fusha të tjera, përfshirë reformën e administratës publike, lirinë dhe sigurinë, statistikat, lëvizjen e lirë të kapitalit, shërbimet financiare dhe politikën rajonale.Si hapa pozitivë, ambasadori ka veçuar miratimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe ratifikimin e tri protokolleve shtesë të CEFTA-s. Sipas tij, këto zhvillime janë të rëndësishme për luftën kundër krimit të organizuar, integrimin ekonomik rajonal dhe përgatitjet e Kosovës për t'iu bashkuar Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).Megjithatë, Schuebel ka theksuar se shumë reforma vazhdojnë të mbeten pezull, veçanërisht në fushën e sistemit gjyqësor dhe të drejtave themelore, ku sipas tij nuk është shënuar përparim domethënës. Ai ka kërkuar përfundimin e reformës në drejtësi në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke theksuar se cilësia e reformave duhet të ketë përparësi ndaj shpejtësisë së zbatimit të tyre.Në këtë kontekst, ambasadori ka rikujtuar se mandati aktual i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohet, në përputhje me obligimet ndërkombëtare, pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit.Një tjetër fushë ku Schuebel ka kërkuar përmirësime është liria e shprehjes. Ai ka thënë se duhet të avancojë korniza ligjore, përfshirë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).Gjithashtu, ai ka vlerësuar se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e besueshme dhe se miratimi i një strategjie kundër korrupsionit, në përputhje me standardet evropiane, mbetet urgjent.Sa i përket standardeve evropiane, ambasadori ka theksuar nevojën që Kosova të përafrojë më tej legjislacionin dhe politikat e saj me rregullat e BE-së, veçanërisht në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.Në pjesën që lidhet me politikën e jashtme dhe të sigurisë, Schuebel ka vlerësuar përputhjen e plotë të Kosovës me politikën e jashtme të BE-së gjatë periudhës së raportimit dhe zbatimin e sanksioneve evropiane, duke i cilësuar ato si dëshmi të përkushtimit të vendit ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Për herë të parë, raporti i këtij viti përfshin edhe një kapitull të veçantë për politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen.Në fund, ambasadori ka theksuar se rindërtimi i besimit me komunitetin serb në Kosovë dhe zbatimi i të gjitha obligimeve që dalin nga dialogu me Serbinë mbeten pjesë e rëndësishme e rrugës evropiane të Kosovës.Ai ka kërkuar që Kosova të shfrytëzojë zhvillimet e reja rajonale përmes hapjes dhe durimit strategjik, duke ritheksuar mbështetjen e BE-së për një Kosovë stabile, shumëetnike dhe prosperuese, si pjesë e Bashkimit Evropian./Telegrafi/