Lajme Zone
BE gati për anëtarin e 28-ë! Kos prezanton Paketën e Zgjerimit: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave! Në 3 muajt e parë të 2027, dialogu për integrimin gradual
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

BE gati për anëtarin e 28-ë! Kos prezanton Paketën e Zgjerimit: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave! Në 3 muajt e parë të 2027, dialogu për integrimin gradual

Në Bruksel janë gati për anëtarë të rinj. Komisionerja për Zgjerim thotë se momenti është historik. “Një vit më parë kishte shumë cinikë kur ne flisnim për zgjerimin. Por ne kemi bërë hapa shumë të mëdhenj përpara. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e Bashkimit Evropian, ta afrojmë kontinentin, ta zgjerojmë zonën e demokracisë, paqes dhe prosperitet. Kjo kërkon kurajë politike, besim dhe punë të madhe n

Në Bruksel janë gati për anëtarë të rinj. Komisionerja për Zgjerim thotë se momenti është historik. “Një vit më parë kishte shumë cinikë kur ne flisnim për zgjerimin. Por ne kemi bërë hapa shumë të mëdhenj përpara. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e Bashkimit Evropian, ta afrojmë kontinentin, ta zgjerojmë zonën e demokracisë, paqes dhe prosperitet. Kjo kërkon kurajë politike, besim dhe punë të madhe nga të dyja palët”, tha Kos. LEXO edhe...Progresraporti i KE për Shqipërinë, reagon Bardhi: Ka skanuar keqqeverisjen e Ramës, rendit arsyet për të cilat studentët protestojnë! (VIDEO) Në prezantimin e Paketës së Zgjerimit me progres raportet për 10 vendet kandidate Kos dhe udhërrëfyesit për 4 vende pararojë, Kos tha se bisedimet për integrimin nis brenda pak muajsh. “Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, do të nisim dialogët për integrimin gradual me vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, për të vlerësuar masat ekzistuese dhe për të shqyrtuar mundësi të mëtejshme integrimi. Një fokus i ri te ndërlidhja e zhvillimeve të sigurisë evropiane. Dezinformimi, sulmet kibernetike dhe krimi i organizuar na prekin të gjithëve. Ne fitojmë më shumë kontroll mbi migracionin dhe krimin e organizuar, si dhe forcojmë aftësinë e Evropës për t'u përballur me presionet e jashtme”, tha Kos. Shqipëria si një prej 2 vendeve më pararojë duhet të ruajë ritmin e reformave. “Shqipëria është një nga vendet pararojë dhe po ruan ritmin e përparimit. Në pak më shumë se një vit, Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave. Ajo ka përmbushur standardet e ndërmjetme në fushat themelore dhe ka mbyllur përkohësisht katër kapitujt e parë. Kjo është një arritje e rëndësishme. Shqipëria duhet të ruajë ritmin e reformave për të ecur drejt mbylljes së kapitujve të mbetur. Në themel të çdo përpjekjeje reformuese duhet të jenë shteti i së drejtës, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore”, u shpreh komisionerja. Marta Kos tha se Mali i Zi është në rrugën e duhur për t'u bërë shteti i 28-të anëtar i BE-së në vitin 2028, ndërsa traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet më së hershmi në qershor të vitit 2027. Për Kosovën vlerësimi nuk ishte pozitiv, pasi fragmentimi politik ka penguar përparimin në reformat kyçe. Moldavinë, Komisionerja Kos e cilësoi si vendin me performancën më të mirë që po bën hapa të mëdhenj përpara, ndërsa Ukraina tha se ka përshpejtuar ritmin e reformave. P.J/ReportTv.al BE integrimi ne be Komisioni Europian Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.3% Veliajn 23.8% Asnjërin 20.9% Vota total: 488 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?