Lajme Zone
BE e futi në ‘listën e zezë’, anijes së ‘flotës hije’ ruse i ndalohet ankorimi në Portin e Durrësit! Në 2025-ën theu embargon, transportoi 30 mijë tonë naftë ruse drejt Turqisë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

BE e futi në ‘listën e zezë’, anijes së ‘flotës hije’ ruse i ndalohet ankorimi në Portin e Durrësit! Në 2025-ën theu embargon, transportoi 30 mijë tonë naftë ruse drejt Turqisë

Kapiteneria e Durrësit i refuzoi hyrjen në port anijes “Hanuman”, pjesë e “flotës hije” ruse dhe e sanksionuar nga BE. Anija ishte bosh, por në vitin 2025 kishte transportuar mbi 30 mijë tonë naftë ruse drejt Turqisë, duke anashkaluar embargon dhe kufizimet ndaj Moskës.

DURRËS- Kapiteneria e Portit të Durrësit ka refuzuar hyrjen e anijes ‘Hanuman’, e cila rezulton pjesë e flotës së sanksionuar nga Bashkimi Europian për shkak të transportit të naftës ruse. Anija me numër ‘IMO 9295048’ dhe flamur të Sierra Leones ka kërkuar më 28 gusht të hyjë në kalatat e Portit të Durrësit. Anija ka qenë bosh dhe nuk po transportonte naftë apo produkte të tjera drejt Shqipërisë. ‘Hanuman’ kishte kërkuar të ankorohej në port për të marrë shërbimet që i nevojiteshin, si furnizim me karburant, ujë dhe ushqime, si dhe për riparime të mundshme. Por pas verifikimeve, autoritetet shqiptare kanë konstatuar se anija bënte pjesë në listën e mjeteve lundruese të vendosura nën sanksione për shkak të transportit të naftës ruse. Për këtë arsye, Autoriteti Portual i Durrësit nuk e ka lejuar të hyjë në port. LEXO edhe...Trump përshpejton reduktimin e trupave amerikane në Europë, ja 4 skenarët Anija është identifikuar gjithashtu nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (GUR) dhe shërbimet partnere si pjesë e të ashtuquajturës ‘flotë hije’ ruse, e përdorur për transportin e naftës dhe produkteve ruse. Sipas të dhënave të GUR, në shtator të vitit 2025 ‘Hanuman’ ka transportuar mbi 30 mijë tonë naftë ruse nga Novorossiysk drejt Turqisë, duke anashkaluar embargon dhe kufizimet e vendosura ndaj eksporteve ruse të naftës. Bashkimi Europian ka sanksionuar anijet e “flotës hije” që përdoren për të vijuar transportin e naftës ruse pavarësisht këtyre kufizimeve. Për shkak se “Hanuman” është pjesë e kësaj liste, asaj iu refuzua hyrja në Portin e Durrësit. SI.E./ReportTv.al anija Hanuman Rusi ukraine BE porti i durresit Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5091 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?