Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut. Paloka bëri edhe një batutë në lidhje me situatën. Ai tha se iu duk Spiropali si gruaja, që i ka ikur burri me dashnoren dhe i thotë “kthehu se do të fal”. Deputeti demokrat bëri thirrje ndaj eksponentëve të PS-së, që të flasin gjithçka që dinë për aferat e qeverisë. Edi Paloka: Elisa Spiropalit i bëra një batutë. Pavarësisht se hodhi akuza ndaj kryeministrit, dukej si një grua, që i ka ikur burri me dashnoren dhe i lutej ‘kthehu se do të fal’. Kështu ishte. Sikur i thoshte Edi Ramës që “lëre Belindën dhe kthehu”. Tani Rama po të fut në gropë, po të çon në derë në SPAK-ut, dhe sa iu lute që të kthehet tek ty, ai të çoi në SPAK. Represioni i Ramës ndaj njerëzve të vet vazhdon pandërprerë , ai i do të gjithë nën vete. Të flasin kundër këtij diktatori. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Paloka spiropali
